0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Mbledhje të tre komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Shkup, 19 shkurt 2019 (MIA) – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për politikë të jashtme është Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në sferën e arsimit, shkencës, kulturës, mas-mediumeve, të rinjve dhe sportit.

Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive do të diskutojnë rreth Propozim-ligjit për kryerje të sanksioneve në lexim të dytë.

Komisioni ligjdhënës-juridik do t’i shqyrtojë propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për borxh publik, për regjistrim të pagesave të gatshme, për revizion, që të dy në lexim të parë. Në rend dite të mbledhjes janë edhe propozim-ligjet për kryerje të punëve kontabiliste, për ndërprerje të shtatzënisë, për duhan, prodhime nga duhani dhe prodhime të ngjashme, për shërbime, për akcizat dhe për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik, të gjithë në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit ligjdhënës-jurudik do të mbajnë edhe një mbledhje, në rend dite të së cilës janë propozim ligjet për plotësim të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, për ndryshim të Ligjit për agjencinë operativo-teknike, që të dy me procedurë të shkurtuar. Në mbledhje do të bisedohet edhe rreth propozim-ligjeve për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim në sferën e arsimit, shkencës, kulturës, mas-mediumeve, të rinjve dhe sportit dhe për kryerje të sanksioneve në lexim të dytë. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close