Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Këshilli i Komunës së Dibrës solli vendim për miratimin e pagesës së borxheve

Këshilli i komunës së Dibrës në seancën e sotme të rregullt solli vendim për pagesën e shumës së skaduar, e të papaguar, me gjendje 30 shtator të vitit 2019, të konfirmuar me proceseverbal të negociatave.

Dibër, 18 shkurt 2019 (MIA) – Këshilli i komunës së Dibrës në seancën e sotme të rregullt solli vendim për pagesën e shumës së skaduar, e të papaguar, me gjendje 30 shtator të vitit 2019, të konfirmuar me proceseverbal të negociatave.

“Vendimi sillet në bazë të nenit 36-të të Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe në pajtim me shkresën e Ministrisë së Financave. Shuma e marrëveshjes është me vlerë 108,5 milionë denarë, përderisa shuma që do të paguhet me mjetet e siguruara, si mbështetje financiare, është 55,6 milionë denarë”, deklaroi Qazim Qormemeti, kryetar i Sektorit të financave në komunë.

Këshilltarët diskutuan dhe e miratuan raportin për realizimin e programit vjetor për ndërtim, rekonstruktim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve të komunës dhe rrugëve të zonës së Dibrës për vitin e kaluar, ku janë harxhuar mjete me vlerë rreth 22 milionë denarë. E shqyrtuan dhe miratuan edhe programin për këtë vit, ku janë planifikuar të ardhura prej 71.5 milionë denarë.

Me miratimin e Rregullores për dhënien e shërbimeve plotësuese nga ana e Njësisë territoriale kundër zjarrit të Dibrës, rregullohet mundësia për dhënien e shërbimeve plotësuese, me qëllim realizimin e mjeteve për përmirësimin e teknikës së saj, pajisje dhe kushte për punë, po të cilat nuk guxojnë ta pamundësojnë kryerjen e funksioneve bazë.

Këshilli i komunës së Dibrës diskutoi edhe për çështje tjera. aa/bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close