BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

KE: Bojkoti i opozitës e minon rrugën evropiane të Shqipërisë

Vendimi i deputetëve opozitarë të Shqipërisë për heqjen dorë nga mandatet e minon perspektivën evropiane të Shqipërisë, njoftoi sot zëdhënësja e përfaqësuese së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Fedrika Mogerini, Maja Koxijançiq.

Bruksel, 25 shkurt 2019 (MIA) – Vendimi i deputetëve opozitarë të Shqipërisë për heqjen dorë nga mandatet e minon perspektivën evropiane të Shqipërisë, njoftoi sot zëdhënësja e përfaqësuese së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Fedrika Mogerini, Maja Koxijançiq.

“Vendimi për heqjen dorë nga mandatet e pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri, sepse Parlamenti është vendi ku duhet të diskutohet për zhvillimin dhe reformat, e jo të bojkotohet. Prandaj vendimi mendohet si kundër produktiv dhe në kundërshtim të zgjedhjes demokratike të qytetarëve të Shqipërisë dhe e minon avancimin e rrugës drejt BE-së. Presim nga deputetët t’i mbrojnë idetë dhe parimet e tyre të demokracisë dhe të vazhdojnë të shërbejnë në Parlament”, deklaroi Kocijançiq.

Deputetët opozitarë të Shqipërisë para disa ditëve hoqën dorë nga mandatet e deputetëve dhe e bojkotojnë punën e Parlamentit, me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe zbatimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Komisioni Evropian kumtoi se e mbështet të drejtën e protestës së qytetarëve të Shqipërisë, por kërkoi përmbajtje nga dhuna dhe retorika e dhunshme.

“Mogerini dhe eurokomisari Johanes Han javën e kaluar konfirmuan se lidhur me protestat, qytetarët kanë të drejtë të demonstrojnë në mënyrë të qetë, por njëkohësisht ata e kritikojnë çdo retorikë të liderëve politikë me thirrje për dhunë që i dëgjuam”, deklaroi Kocijançiq.

Zëdhënësja konfirmoi se qeverisja e të drejtës mbetet kusht bazë për Shqipërinë, si dhe për të gjitha vendet tjera të rajonit, por refuzoi t’i krahasojë situatat dhe protestat e partive opozitare në vendet tjera të rajonit.

“Mesazhin që e përcjellim deri tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është se rajoni ka një perspektivë shumë të qartë e cila mund të bëhet realitet vetëm nëse ka reforma, kjo duhet të jetë fokus, ne e kemi rritur angazhimin tonë në rajon dhe ai bëhet fokus i punës tonë”, theksoi Kocijançiq.

Ajo nuk dëshiroi të konfirmojë se janë anuluar raportet vjetore për vendet dhe tha se “do të bëhen të ditura në pranverë”, pas më shumë detaje për datën e saktë.

Bëhet gjithnjë e më e sigurt se vendet evropiane dhe institucionet do t’i publikojnë raportet për avancimin e vendeve kandidate për anëtarësim pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, gjegjësisht, me siguri, në fillim të qershorit, e jo në prill, siç është pritur.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet në qershor të marrin konfirmim për fillimin e negociatave me BE-në, siç u premtua vjet nëse i plotësojnë të gjitha parakushtet e parashtruara. tm/fb/

Таг
Back to top button
Close