0_Magazinë.PortalBotëBotë.PortalShkencë dhe teknologjiSvet.Slajder

ICANN: Infrastruktura e internetit është cak i sulmeve kibernetike të papara deri më tani

Organizata jofitimprurëse Korporata për emra dhe numra të ndarë (ICANN), e cila është e obliguar për mbajtjen e bazave të të dhënave dhe sigurimin e punës stabile dhe të sigurt të internetit, paralajmëroi paraqitjen e sulmeve kibernetike të papara deri më tani ndaj "disa pjesëve kryesore" të infrastrukturës së internetit dhe apeloi për mbrojtje më serioze.

Los-Anxhelos, 23 shkurt 2019 (MIA) – Organizata jofitimprurëse Korporata për emra dhe numra të ndarë (ICANN), e cila është e obliguar për mbajtjen e bazave të të dhënave dhe sigurimin e punës stabile dhe të sigurt të internetit, paralajmëroi paraqitjen e sulmeve kibernetike të papara deri më tani ndaj “disa pjesëve kryesore” të infrastrukturës së internetit dhe apeloi për mbrojtje më serioze.

ICANN kumtoi se ka “rrezik të vazhdueshëm dhe të konsiderueshëm” për sigurinë e pjesëve kryesore të infrastrukturës së internetit të cilat kanë të bëjnë me domejn adresat në mbarë botën.

Sipas organizatës, sulmi përbëhet prej “ndryshimeve të paautorizuara të adresave dhe emrave të domejneve dhe adresave të makinave të kontrolluara nga sulmuesit”.

“Ata e sulmojnë vetë strukturën e internetit. Edhe në të kaluarën ka pasur sulme të ngjashme, por asgjë prej asaj nuk ishte e ngjashme me këtë që po ndodh tani”, deklaroi drejtori kryesor teknik i ICANN, Dejvid Konrad.

Ai nuk theksoi se prej ku vijnë sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës së internetit. shk/

Таг
Back to top button
Close