BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Haradinaj është optimist se Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave në qershor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi sot se beson që në qershor të këtij viti qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm, pa viza në zonën e Shengenit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Kosova.

Prishtinë, 25 shkurt 2019 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi sot se beson që në qershor të këtij viti qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm, pa viza në zonën e Shengenit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Kosova.

Haradinaj optimizmin e vet për heqjen e afërt të vizave e mbështeti me deklaratën e ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Hajko Mas, i cili në intervistë për gazetën “Shtutgarter Nahrihten” theksoi se “reformat që janë bërë atje (në Kosovë) janë impresive dhe se duhet të pranohen”.

“Prandaj e theksova këtë deklaratë të ministrit gjerman, i cili thotë se reformat janë për respekt. Duke u nisur nga ky vlerësim unë mendoj se shkojmë drejt liberalizimit. Unë shpresoj shumë se në qershor të këtij viti do ta marrim atë që na takon, përkatësisht liberalizimin e vizave”, deklaroi Haradinaj në komemoracionin e sotëm me rastin e 29-vjetorit të vrasjes së emigrantit politik të Kosovës në Belgjikë, Enver Hadri. ab/

Таг
Back to top button
Close