0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

FIFA dënon Çellsin, klubi nuk mund të transferojë në dy afatet e ardhshme

FIFA i vendosi embargo Çellsit për dy transfer dritaret e ardhshme, pasi klubi londinez është shpallur fajtor për akuzat për shkelje të rregullave gjatë tërheqjes së disa fudbollistëve të moshës nën 18 vjeçare.

Cyrih, 22 shkurt 2019 (MIA) – FIFA i vendosi embargo Çellsit për dy transfer dritaret e ardhshme, pasi klubi londinez është shpallur fajtor për akuzat për shkelje të rregullave gjatë tërheqjes së disa fudbollistëve të moshës nën 18 vjeçare.

“Blutë” përveç kësaj janë dënuar me 600.000 franga zvicerane, ndërsa Federata botërore e fudbollit imponoi edhe sanksione financiare me vlerë 520.000 franga edhe për Asociacionin anglez të fudbollit FA.

Klubi ka të drejtë të lirojë dhe të shesë fudbollistë.

Çelsi, po ashtu, ka 90 ditë që të bëjë korrigjime në rastet me lojtarët e involvuar.

Hetimet zgjasin tre vite dhe kanë të bëjnë me transferet e 29 lojtarëve të moshës nën 18-vjeçare. Njëri prej tyre është Bertran Traore.

Çellsi me siguri do të ankohet dhe ka mundësi të mëdha që sanksioni të ngrihet për afatin e ardhshëm kalimtar të verës. Kjo do të thotë se pas fundit të sezonit, ekipi londinez do të mund të bëjë selektim të madh, i cili duhet t’i mbulojë nevojat për lojtarë të rinj për tërë vitin 2020. bsh/

 

Таг
Back to top button
Close