BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Dhunë në protesën e opozitës në Tiranë, 19 të lënduar mes të cilëve policë dhe gazetarë

Gjatë protestës së sotme të opozitës në Tiranë janë lënduar 19 persona, njofton Ministria shqiptare e Shëndetësisë duke bërë të ditur se nëntë prej tyre janë punonjës nga radhët e forcave të rendit, dy perfaqesues të medias si dhe 8 protestues.

Tiranë, 16 shkurt 2019 (MIA) – Gjatë protestës së sotme të opozitës në Tiranë janë lënduar 19 persona, njofton Ministria shqiptare e Shëndetësisë duke bërë të ditur se nëntë prej tyre janë punonjës nga radhët e forcave të rendit, dy perfaqesues të medias si dhe 8 protestues.

Të lënduarit, siç raporton “Vizion plus” kanë marrë në kohë ndihmën mjekesore, fillimisht nga ekipet e terrenit të urgjences kombëtare mjekësore dhe me pas janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në 3 spitalet universitare të Tiranës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë personat e lënduar pasi kanë marrë trajtimin mjekësor kanë lënë spitalin pasi janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Siç raporton “Top Channel”, sot në protestën e opozitës para kryeministrisë, turma sulmoi hyrjen, protestuesit goditën me sende të forta derën e kryeministrisë, teksa e thyen atë dhe u futën brenda. Gjithashtu janë përpjekur të heqin edhe skelat e vendosura në hyrje të godinës së kryeministrisë.

Ndërkohë nga brenda godinës, forcat e policisë kundërvepruan, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi policinë se ishte ajo që e çau vetë kordonin policor, si një skenar për nxitjen e dhunës.

 

Back to top button
Close