0_Maqedoni.PortalShoqëri

Deri nesër zgjat konkursi për gazetarë të cilët shkruajnë për tema sociale

- Deri nesër zgjat konkursi për ndarjen e shpërblimeve për gazetarë të cilët shkruajnë për tema sociale në lidhje me varfërinë dhe përjashtimin social.

Shkup, 27 shkurt 2019 (MIA) – Deri nesër zgjat konkursi për ndarjen e shpërblimeve për gazetarë të cilët shkruajnë për tema sociale në lidhje me varfërinë dhe përjashtimin social.

Konkursi është shpallur nga ana e Platformës së Maqedonisë së Veriut kundër varfërisë, ndërsa në të mund të paraqiten gazetarë storjet e të cilëve janë publikuar në periudhën prej 1 shkurtit të vitit 2018 deri më 1 shkurt të këtij viti.

Storja duhet të publikohet në radio, televizion, medie të shtypur ose onlajn, të jetë në lidhje me varfërinë ose përjashtimin social dhe të ketë lidhje me situatën dhe njerëzit në shtet. Një gazetar mund të paraqesë vetëm një storje, ndërsa mund të paraqiten shumë storje nga një redaksi e njëjtë, por nga gazetarë të ndryshëm.

Nga Platforma e Maqedonisë së Veriut kundër varfërisë informojnë se shpërblimet nuk do të jenë në të holla, por me karakter simbolik.

Juria e komisionit do të përbëhet nga persona të cilët kanë përvojë me jetën në varfëri.

Konkurs ishte shpallur edhe në vitin 2018, ndërsa organizatorët dëshirojnë që ndarja e shpërblimeve të bëhet tradicionale. fc/ 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close