BotëBotë.Portal

Bolton: Janë të numëruara ditët e presidentit të Nikaraguas

Këshilltari i presidentit amerikan për Siguri Kombëtare Xhon Bolton sot në Tuiter ka shkruar se janë të numëruara ditët e presidentit të Nikaraguas, Daniel Ortega.

Uashington, 21 shkurt 2019 (MIA) – Këshilltari i presidentit amerikan për Siguri Kombëtare Xhon Bolton sot në Tuiter ka shkruar se janë të numëruara ditët e presidentit të Nikaraguas, Daniel Ortega.

“Regjimi i Ortegës dënoi tre liderë të fermerëve në 550 vjet burg për shkak të pjesëmarrjes nëm protesta në vitin 2018, kur forcat e policisë së Ortegës vranë 300 aktivistë. Siç presidenti Donald Tramp të hënën ka thënë, ditët e Ortegës janë të numëruara dhe populli i Nikaraguas së shpejti do të jetë i lirë”, theksoi Bolton.

Bolton në nëntor të vitit të kaluar bëri thirrje për “shembjen e treshes së tiranisë” – Venezuelës, Nikaraguas dhe Kubës, duke pohuar se vendet paraqesin “djep të neveritshëm të komunizmit në hemisferën perëndimore”.

SHBA-ja disa herë kanë mbështetur kryengritje kundër qeverive të majta në Amerikën Jugore dhe Qendrore.

Таг
Back to top button
Close