BotëEvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

BE dëshiron të shmanget intervenimi ushtarak në Venezuelë

Bashkimi Evropian kërkon që të gjendet mënyrë e "shmangies së intervenimit ushtarak" në Venezuelë, deklaroi sot Maja Kocijançiç, zëdhënësja e politikës së jashtme të BE-së.

Bruksel, 25 shkurt 2019 (MIA) – Bashkimi Evropian kërkon që të gjendet mënyrë e “shmangies së intervenimit ushtarak” në Venezuelë, deklaroi sot Maja Kocijançiç, zëdhënësja e politikës së jashtme të BE-së.

“Kategorikisht përjashtojmë çfarëdo mbështetje nga Bashkimi Evropian ose pranimin e përshkallëzimit ushtarak në Venezuelë. Paralajmëruam qartë se nuk do të mbështesim dhe se dënojmë ashpër çfarëdo intervenimi të huaj ushtarak”, theksoi Kocijançiç.

BE-ja vazhdon të insistojë në gjetjen e mënyrës së “qetë dhe demokratike”, për zgjidhjen e krizës së Venezuelës, ku Nikolas Maduro refuzon ta lëshojë funksionin e presidentit, ndërsa lideri i opozitës Huan Guaido u shpall shef legjitim i shtetit dhe ishte i pranuar nga një numër i madh i komunitetit ndërkombëtar, para se gjithash nga vendet perëndimore.

SHBA-ja nuk e përjashtoi mundësinë për intervenim ushtarak, ndërsa gjendja në terren përkeqësohet dita ditës. aa/ shk/

Таг
Back to top button
Close