Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Aksion “Ditë pa automobila” në Gostivar

 Vetëqeverisja lokale e Gostivarit ka paralajmëruar se në ditën e sotme, 11 shkurt, do të organizojë aksion "Ditë pa automobila" nëpër rajonin qendror të qytetit, qëllimi i të cilit do të jetë ngritja e vetëdijes së qytetarëve për uljen e ndotjes së ajrit. Iniciativën e ngriti Arben Taravari, ndërsa do të zbatohet me stacionin policor dhe organizatat joqeveritare.

Gostivar, 11 shkurt 2019 (MIA) – Vetëqeverisja lokale e Gostivarit ka paralajmëruar se në ditën e sotme, 11 shkurt, do të organizojë aksion “Ditë pa automobila” nëpër rajonin qendror të qytetit, qëllimi i të cilit do të jetë ngritja e vetëdijes së qytetarëve për uljen e ndotjes së ajrit. Iniciativën e ngriti Arben Taravari, ndërsa do të zbatohet me stacionin policor dhe organizatat joqeveritare.

Sipas shërbimit për informim të komunës së Gostivarit, të hënën, për qarkullim me automobila do të ndalohen rrugët “JNA” nga qendra deri në shkëputjen e bulevardit “Braqa Gjinoski”, “Ilindenska”, nga qendra deri tek udhëkryqi me bulevardin “Goce Delçev” dhe “Major Çede Filiposki” nga “Vitamin Aga” deri tek udhëkryqi me “Borçe Jovanoski”.

Komunikacionin, gjatë realizimit të këtij aktiviteti do ta sigurojnë dhe rregullojnë nëpunësit policorë.

Pushteti komunal kërkoi nga qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe apeluan për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet senzibilizues me atë që nuk do t’i shfrytëzojnë automjetet motorike pa nevojë të madhe, këtë ditë dhe në përgjithësi. fb/

Back to top button
Close