BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Abe e ka propozuar Trampin për Çmimin Nobel me kërkesë së Uashingtonit

 Kryeministri japonez Shinzo Abe e ka nominuar presidentin amerikan Dinald Tramp për Çmimin Nobel për Paqe vjeshtën e kaluar pasi që kjo është kërkuar nga SHBA-ja.

Tokio, 17 shkurt 2019 (MIA) – Kryeministri japonez Shinzo Abe e ka nominuar presidentin amerikan Dinald Tramp për Çmimin Nobel për Paqe vjeshtën e kaluar pasi që kjo është kërkuar nga SHBA-ja.

Sipas gezatës Asahi Shimbun, Uashingtoni ka konsideruar se Tokioja mund ta propozojë Trampin për çmimin prestigjioz pas takimit historik me liderin e Koresë së Veriut Kim Xhong Un. Gazeta referohet në burimin qeveritar.

Informacioni është publikuar pasi që Trampi të premten publikoi se Abe e ka nominuar atë për çmimin. Qeveria japoneze deri më tani nuk ka dhënë asnjë koment për informacionet e gazetës.

Back to top button
Close