0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Micotakis: Greqia në çdo moment do të mund të vendosë veto për anëtarësimin e Shkupit në BE

Kryetari i partisë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re, Kirijakos Micotakis në fjalimin e tij në Kuvend gjatë debatit mbi Marrëveshjen e Prespës, porositi se ai si kryeministër do të shfrytëzonte të drejtën e vetos në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 24 janar 2019 (MIA) – Kryetari i partisë më të madhe opozitare greke Demokracia e Re, Kirijakos Micotakis në fjalimin e tij në Kuvend gjatë debatit mbi Marrëveshjen e Prespës, porositi se ai si kryeministër do të shfrytëzonte të drejtën e vetos në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Procesi i integrimit të Shkupit në BE nuk është i lidhur me Marrëveshjen e Prespës. Greqia mundet në çdo moment të vendosë veto në rrugën e Shkupit drejt BE-së dhe këtë të drejtë për ardheun tonë refuzoj që ta humbas”, porositi Micotakis.

Në fillim të fjalimit të tij që zgjati një orë, ai tha se marrëveshja e Prespës asnjëherë nuk duhej nënshkruar dhe “asnjëherë nuk është dashur të vijë në Kuvendin e Greqisë për ratifikimin, për shkak se, është disfatë kombëtare”.

Micotakis, ju bëri thirrje deputetëve siç tha, të thonë të madhen “JO” në  ditën e nesërme të votimit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës për shkak se nëse hyn në fuqi atëherë nuk do të mund të anulohet.

Back to top button
Close