BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Sivjet dyfishohet numri i gazetarëve të vrarë në botë

Numri i gazetarëve të cilët janë vrarë në tërë botën si hakmarrje për punën e tyre sivjet është rritur dyfish nga viti i kaluar, qëndron në raportin vjetor të "Komitetit për mbrojtje të gazetarëve".

Nju-Jork, 19 dhjetor 2028 (MIA) – Numri i gazetarëve të cilët janë vrarë në tërë botën si hakmarrje për punën e tyre sivjet është rritur dyfish nga viti i kaluar, qëndron në raportin vjetor të “Komitetit për mbrojtje të gazetarëve”.

Organizata me seli në Nju-Jork ka konfirmuar se deri më 14 dhjetor të vitit 2018 në botë janë vrarë të paktën 53 gazetarë nga të cilët 34 ishin viktima të hakmarrjes për shkak të punës së tyre, ndërsa vitin e kaluar ai numër ishte 18 nga gjithsej 47 gazetarë të vrarë.

Në raportin, i cili është publikuar sot, është edhe vrasja e kolumnistit të “Uashington post” gazetari saudit Xhamal Kashogi – kritik i pushtetit në Arabinë Saudite, si dhe vrasjet e Jan Kucijak në Sllovaki dhe Dafne Karuana Galicia nga Malta. Sipas organizatës, gjithashtu rritet edhe numri i gazetarëve të cilët shkojnë në burg. Përveç vrasjeve nga hakmarrja, gazetarët e kanë humbur jetën edhe gjatë luftimeve, në këmbim zjarr ose gjatë realizimit të detyrave të rrezikshme, qëndron në raport.

Vendi më vdekjeprurës për gazetarët sivjet ishte Afganistani ku janë vrarë 13 gazetarë, midis të cilëve edhe në sulmet vetëvrasëse të organizuara nga ana e Shtetit Islamik. Në Siri dhe në Jemen edhe krahas asaj që zvilohen luftime të ashpra qytetare janë vrarë më pak gazetarë nga viti 2011 e deri më tani – tre në Jemen dhe nëntë në Siri, për dallim nga viti 2011 kur u vranë 31 gazetarë. Kjo ndoshta ka të bëjë me qasjen e kufizuar dhe rrezikun ekstrem me të cilin përballen ekipet e gazetarëve gjatë vizitës në këto vende.

“Konteksti i këtij rreziku është i llojllojshëm dhe i ndërlikuar, ngushtë i lidhur me ndryshimet në teknologjitë të cilat u mundësuan shumë njerëzve të praktikojnë gazetari dhe gazetarët i bënë të panevojshëm për grupet politike dhe kriminele, të cilët ndonjëherë kanë nevojë nga mediumet për të përhapur mesazhe të tyre”, konkludohet në raport. fb/

Таг
Back to top button
Close