Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Vjenë shoqatat kërçovare filluan nismën e krijimit për Unionin e përbashkët

Me iniciativë të Shoqatës së kërçovarëve në Vjenë, në kryeqendrën austriake në fillim të muajit dhjetor, si vit i shpallur i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, aty ku qëndron edhe përkrenarja e tij, e që mbart mesazhin e bashkimit, nën këtë simbolik u mbajt edhe takimi formal i disa prej shoqatave të kërçovarëve që veprojnë në Perëndim.

Kërçovë 4 dhjetor 2018 (MIA) – Me iniciativë të Shoqatës së kërçovarëve në Vjenë, në kryeqendrën austriake në fillim të muajit dhjetor, si vit i shpallur i heroit tonë kombëtar Skënderbeut, aty ku qëndron edhe përkrenarja e tij, e që mbart mesazhin e bashkimit, nën këtë simbolik u mbajt edhe takimi formal i disa prej shoqatave të kërçovarëve që veprojnë në Perëndim.
I ftuar në këtë ngjarje ishte edhe Kryetari Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari si dhe gazetari e aktivisti i shoqërisë civile Bekim Adili, në cilësinë e nismëtarit të themelimit të shoqatave tona në Amerikë dhe Perëndim.
Pas fjalës përshëndetëse nga kryetari i shoqatës së kërçovarëve në Vjenë Blerim Sadiku, ky takim me shumë elekuencë u drejtua nën moderimin e sekretarit të shoqatës Shkëlqim Beqiri.  Pas disa diskutimesh shumë konstruktive,të pranishmit emëruan dy koordinatorë që do të merren me konkretizimin e idesë së krijimit të Unionit të përbashkët të shoqatave tona që veprojnë në Perëndim e Amerikë. Nisëm e cila do të drejtohet nga veprimtari i dalluar Halil Halili dhe Kryetari i Shoqatës Kulturore Kërçova si më e madhja në diasporë nga Gafurr Sherbeti, detyra e të cilëve është hartimi i një draft projektin për krijimin e Unionit dhe të caktimit të takimit tjetër, i cili u vendos të mbahet në Zvicër.
Për këtë takim interesimi i bashkëkombësve tanë që jetojnë në Austri ishte i madh ndërkohë që përveç shoqatës së kërçovarëve nga Gjermania që përfaqësohej nga Fikret Basha, ajo Shitova nga Zvicra përfaqësuar nga Bekim Emini, e Kastriotit nga Begzat Gizha, në cilësinë e anëtarit të dyfishtë asaj Cërvica dhe shoqatës Kërçova ishte prezent Resul Mehmedi, i pranishëm gjithashtu ishte anëtari i shoqatës Zajazi nga Zvicra Shaban Asani, nga Belgjika veprimtari i njohur Milaim Ziberi e ku nuk mungonte prania edhe e veprimtarëve dhe afaristëve nga Zvicra, si e Shpëtim Pashollit, atyre nga Austria si Fari Bajrami, Enver Abazi, Ikmet Bajrami, Shaziman Kanza, Robert Veliu si dhe nga Kërçova e Avzi Sulejmanit.
Mbrëmja vazhdoi me darkën e shtruar nga forumi i gruas pranë shoqatës kërcova në Vjenë dhe u përmbyll nën tingujt e muzikës nga artistët kërçovarë Naser Ballazhi, Naser Lutfiu e Nazim Sulejmani-Ximi. rz/mp/

Back to top button
Close