KulturëKulturë.Portal

Ministri Ademi u takua me anëtarët e Ansamblit Folklorik “Vapcarov”

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot ka zhvilluar takim pune me udhëheqësinë dhe anëtarët e Ansamblit folklorik “Vapcarov”

Shkup, 18 dhjetor 2018 (MIA) – Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot ka zhvilluar takim pune me udhëheqësinë dhe anëtarët e Ansamblit folklorik “Vapcarov”

Siç njoftoi Ministria e Kulturës,  Ademit iu nda mirënjohje për përkrahjen që Ministria e Kulturës ia jep këtij ansambli me renome.

“Në këtë takim, ndër të tjera, u bisedua edhe për aktivitetet e deritanishme të këtij ansambli, që ndër vite është promotor dhe firmues i muzikës folklorike tradicionale në Maqedoni, si dhe për paraqitjet e tyre të ardhshme”, informojnë nga Ministria e Kulturës .

Në kuadër të veprimtarisë së vet të rregullt, duke punuar me 12 grupe folklorike, Ansambli folklorik “Vapcarov” në periudhën e kaluar ka realizuar shumë koreografi, adaptime skenike, këngë dhe valle, përpunim të veshjeve të reja dhe restaurim të atyre ekzistuese për nevojat e këtyre grupeve të folklorit. Ky Ansambël ka mbajtur edhe shumë koncerte dhe paraqitje skenike në vend dhe jashtë vendit.

Ansambli folklorik “Vapcarov” më 23 dhjetor  do të shënojnë edhe jubileun e vet 40-vjeçar, në kuadër të përmbylljes së manifestimit “Ditët e Vapcarovit”.

 

Таг
Back to top button
Close