MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Efektivi i i policisë A.B. nga rajoni i policisë Gazi Babë është personi që ka vdekur në aksidentin hekurudhor që mëngjesin e sotëm ka ndodhur në kalimin Maxhari në Shkup, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Një tren transportues që qarkullonte nga Tabanoci drejt Shkupit mëngjesin e sotëm në ora 5:50 minuta është përplasur në veturën “folksvagen vento”  të A.B., efektiv i policisë në  rajonin e policisë Gazi Babë, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, informojnë nga MPB-ja.

12:00/19 dhjetor/2018

Shkup – Efektivi i i policisë A.B. nga rajoni i policisë Gazi Babë është personi që ka vdekur në aksidentin hekurudhor që mëngjesin e sotëm ka ndodhur në kalimin Maxhari në Shkup, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Një tren transportues që qarkullonte nga Tabanoci drejt Shkupit mëngjesin e sotëm në ora 5:50 minuta është përplasur në veturën “folksvagen vento”  të A.B., efektiv i policisë në  rajonin e policisë Gazi Babë, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, informojnë nga MPB-ja.

Shkup– Asociacioni i Bursistëve Çivning në Maqedoni (MCAA) sot në orën 17 në “Dhomën Publike” do të organizojë bisedë me bursisten nga Fixhi Roshika Deo për përvojën e saj dhe përfshirjen e grave në politikë në mjediset e brishta. Ajo është e shpërblyer disa herë për të arriturat e saj dhe  përkushtimin ndaj bashkësisë. Në vitin 2013 ajo është nominuar për çmimin “Amnisti interneshënëll” si mbrojtëse e të drejtave të njeriut. Në vitin 2014 është shpërblyer me çmimin “Guximi i femrave ndërkombëtare” të sekretarit amerikan të shtetit, që është dhënë nga Zonja e Parë e SHBA-ve Mishell Obama.

Shkup– Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup po e drejton hetimin në vendin e aksidentit që ndodhi sot në mëngjes në hekurudhën që kalon në rrugën “Bllagoja Stevkovski” në lagjen Hipodrom të Shkupit. Sipas informacioneve fillestare aksidenti ndodhi kur një tren i mallrave që qarkullonte nga Tabanoci drejt Shkupit është përplasur me automjetin “folksvagen vento” në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njoftoi Prokuroria Publike Republikës së Maqedonisë.

Shkup – Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektro-distributiv, pa energji elektrike nesër do të mbeten pjesë të komunave Gjorçe Petrov, Qendër, Karposh dhe Petrovec, informojnë nga QRMK pas marrjes së njoftimit nga “EVN Maqedoni” SHA Shkup. Në periudhën prej 9:00 deri 10:00 ndërperje në furnizimin me energji elektrike do të kenë shfrytëzuesit nga rrugët “Depa Kajova” në komunën Gjorçe Petrov dhe rrugën “Bllagoja Davkov” nga nr. 10 deri nr. 16 në komunën Qendër. Në periudhën prej 9:00 deri 11:00 pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga rrugët “Nju-Delhi” dhe “Drezden” në komunën Karposh.

Shkup – Në Maqedoni në mëngjesin e sotëm ka qenë në Krushevë dhe Mavrovë ku janë matur – 6 gradë Celsius, pastaj në Berovë, Prilep, Topolçan, Pozharan -4,  dhe në Kumanovë, në Ohër, Manastir, ku temperatura e matur ishte -3 gradë. Më ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli ku temperatura ka qenë 2 gradë, ndërsa në Shkup në mëngjes  temperatura ka qenë 0 gradë. Lartësia e shtresës së dëborës të matur në orën shtatë të mëngjesit të sotëm ka qenë 24 centimetra Kodër të Diellit,  13 në Pozharan, 12 në Topollçan, 11 në Mavrovë, 8 në Kriva Pallankë dhe Berovë, 7 në Tetovë, 5 në Krushevë, 4 në Manastir, 3 në Shkup në Zajçev Rid, 2 në Gjurishtë dhe 1 centimetër në Prilep.

Shkup– Katër emigrantë, shtetas të Afganistanit, janë gjetur gjatë shkarkimit të një kamioni në afërsi të një fabrike në Prilep, njoftoi policia. Ata në automjet kanë hipur me siguri në Bursë, Republika e Turqisë. Policia njoftoi se dje rreth orës 15:00 në Prilep, në qarkun në fabrikën për shkarkim të automjetit të rënd të transportit “DAF” me targa të Gjevgjelisë, në pronësi të një personi juridik, i drejtuar nga Ç.M. (49)nga Gjevgjelia, janë gjetur katër shtetas të Afganistanit.

Prishtinë– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini, ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim që do të mbahet sot, përveç presidentit Thaçi, pritet të marrin pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Presidenti i Serbisë, Kryeministri i Shqipërisë, Kryeministri i Maqedonisë dhe ai Bosnje e Hercegovinës.

Zagreb– Deri në fund të këtij muaji Qeveria kroate do ta konfirmojë kuotën vjetore për punësimin e të huajve në vitin 2019 në të cilën, sipas propozimit duhet të gjinden madje 63,600 punëtorë. Kroacia për herë të parë kërkon edhe 200 infermierë të përhershëm apo teknikë, por megjithatë më shumë mungojnë punëtorë në sektorin e ndërtimtarisë dhe atë turistik.

Tiranë– Protesta e studentëve në Tiranë do të vijojë edhe ditën e sotme, duke hyrë në ditën e 15-të bojkotit total të auditorëve duke këmbëngulur në plotësimin e tetë kërkesave të tyre. Protesta dje nisi me bllokimin e rrugëve në disa akse kryesore të kryeqytetit e më pas studentët u grumbulluan para Kryeministrisë, transmeton “Top Channel”. Bllokimi i rrugëve për disa orë erdhi pas përshkallëzimit të protestës, pasi studentet nuk pranojnë dialog.

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vlerësoi se letra e presidentit amerikan Donald Tramp dërguar kolegut të tij Hashim Thaçi paraqet edhe një konfirmim se SHBA-ja është mbështetësja më e madhe e Kosovës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Haradinaj në postin në Fesjbuk porositi se e mbështet kërkesën e Trampit për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Athinë– Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, nga Brukseli i ka dërguar porosi Turqisë ta respektojë të drejtën ndërkombëtare. “Në marrëdhëniet greko-turke, sërish përsëris se synojmë ndaj marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë dhe e mbështesim perspektivën evropiane të Turqisë, Por, për këtë, parakusht është, nga ana e Turqisë që të ketë respektim të sinqertë të legjislacionit evropian, pjesa e pandashme e të cilës janë edhe programi “NATURA 2000” dhe e drejta ndërkombëtare”porositi presidenti grek, duke folur para grekëve të cilët janë të punësuar në institucionet evropiane.

Sarajevë– Komisioni qendror zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës mori vendim për ndryshim të ligjit, me të cilin do të mundësohet formimi i Qeverisë së re në vend pas zgjedhjeve të përgjithshme në fillim të tetorit. Zgjedhja e Qeverisë së re qendrore të BeH-së u bllokua pasi Asambleja parlamentare nuk arriti t’i miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore.

Londër, – Britania e Madhe gjatë vitit të ardhshëm, pas daljes nga BE-ja, do të mund të bjerë nga vendi i pestë në të shtatin në listën e ekonomive më të mëdha botërore, parashikojnë ekspertët e firmës konsultative “Orajsuoterhaus Kupers” (PvC). Sipas tyre, India do të mund të shtypë Britaninë e Madhe nga vendi i pestë, ndërsa për një vend vendi do të tejkalohej edhe nga Franca, ekonomia e së cilës do të bëhej e gjashta më e madhja në botë.

Londër– Ministri britanik i Punëve të Brendshme Saxhid Xhavid paralajmëroi se pas daljes nga BE-ja, Britania e Madhe do të vendosë sistem të ri për emigrime, detyra e të cilit do të jetë të sjellë emigrimin në vend në “nivel të qëndrueshëm”. Sipas Xhavid, sistemi i ri, me të cilin do të ndalohet lëvizja e lirë e njerëzve nga vendet e tjera anëtare të BE-së, do të përfshijë edhe rregulla të reja për viza për punëtorë të kualifikuar, por nuk do të parashohë kufizime për hyrjen në vend të personave me kualifikim të lartë, si mjek ose inxhinierë.

Bruksel– Bashkimi Evropian arriti marrëveshje për ndalesën nga shfrytëzimi i plastikës për një përdorim, siç janë pjatat dhe pipat e plastikës. Ministrja austriake e Qëndrueshmëri dhe Turizëm Elizabet Kestinger ka shkruar në Tuiter se është arritur marrëveshje, duke theksuar se bëhet fjalë për “një kthesë në përpjekjet që të ulet mbeturinat nga plastika”.

Nju-Jork– Hakerë me vite me sukses kryejnë sulme sulme në rrjetin komunikues të Bashkimit Evropian dhe hasin mijëra mesazhe diplomatike, pohon “Nju-Jork Tajms”. Sipas gazetës, hakerët, mes tjerash kanë ardhur edhe deri në mesazhe në të cilat shprehet shqetësimi i liderëve evropianë për shkak të paparashikueshmërisë së Administratës së presidentit amerikan Donald Tramp dhe flitet për orvatjet për arritje të marrëveshjeve të BE-së me Rusinë dhe Kinën dhe për rreziqet e rihetimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Berlin – Evropa mbijetoi vit të tmerrshëm, por më pak apo më shumë mbeti e paprekur, publikoi “Politiko”. Portali me titull “Ky është fundi i Evropës siç e njohim (ndjenja është e mirë)” thekson se Evropa ka pasur javë ferri – Parisi digjej, Bregziti u shndërrua në psikodramë, ndërsa autokracia po kthehet.

Nju-Jork– Nevada u bë shteti i parë amerikan, në legjislativ ka më shumë gra se burra. Ky raport ishte konfirmuar dje pasi demokratet Roshel Nguen dhe Beatris Duran plotësuan dy vende të lira në Dhomën e Ulët. Në të dyja Dhomat gratë marrin 32 nga 63 vende – nëntë në Dhomën e Lartë me gjithsej 21 vende dhe 23 në Dhomën e Ulët ku ka 42 gra.

Sietëll – Periferinë e Sietëllit, në shtetin amerikan federal të Uashingtonit, e goditi tornado e cila ka shkatërruar disa shtëpi dhe ka shkulur disa pemë. Tornadoja e ka goditur rajonin jugor nga qyteti Port Orçard në orën dy sipas kohës lokale, njoftoi në Tuiter, shërbimi meteorologjik i Sietëll duke shtuar se nuk ka njoftime për persona të lënduar.

Pekin– Presidenti kinez Si Xhong në shënimin e mbrëmshëm të 40 vjetorit të reformave të mëdha ekonomike,  që në mënyrë drastike e ndryshoi vendin, theksoi se Kina nuk dëshiron të jetë globalisht dominues, por se askush nuk do të diktojë çfarë të bëjë. Falë hapave që i ka ndërmarrë ish lideri Deng Sjaoping, për hapjen e sistemit të mbyllur komunist, nga viti 1978 e deri më sot, Kina është transformuar në fuqinë e dytë ekonomike në botë. Dyzet vjet më vonë shihet suksesi ekonomik i recetës unikale kineze “Një Kinë, dy sisteme”.

 

Back to top button
Close