0_Maqedoni.PortalSektori civil

Garë tradicionale e Babagjyshëve të Plakut të Vitit të Ri në Shkup

Të dielën më 23 dhjetor në Shkup do të mbahet një garë tradicionale e babagjyshëve të Vitit të Ri, në të cilën më shumë se qindra pjesëmarrës me kostume të Plakut të Vitit të Ri do të vrapojnë në qendër të kryeqytetit. Gara përveç  karakterit garues, ka edhe karakter argëtues dhe në të mund të paraqiten pjesëmarrës nga të gjitha grupmoshat. Gjatësia e shtegut të vrapimit është vetëm dy kilometra dhe mund të vrapojnë edhe fëmijë në shoqërim të prindërve. Paraqitja për pjesëmarrje zhvillohet përmes ueb faqes www.prvdovrv.mk.

Back to top button
Close