BallkanBallkan.PortalBotëSvet.Slajder

Çavushogllu: Turqia është e vendosur ta kalojë Eufratin në Siri

Turqia është e vendosur në qëllimin ta kalojë Eufratin dhe të hyjë në bregun lindor të lumit në veri të Sirisë, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushoglllu për gazetën "Huriet".

Ankara, 25 dhjetor 2018 (MIA) – Turqia është e vendosur në qëllimin ta kalojë Eufratin dhe të hyjë në bregun lindor të lumit në veri të Sirisë, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushoglllu për gazetën “Huriet”.

Shefi i diplomacisë turke thotë se Turqia dhe SHBA-ja kanë arritur marrëveshje që pjesëtarët e Forcave për mbrojtjen e popullit të kurdëve sirianë të tërhiqen nga qyteti Manxhib në provincën Alepo.

Agjencia turke Andolia dje informoi se luftëtarët kryengritëse të Armatës së lirë siriane të cilët e kanë mbështetjen e Turqisë, janë nisur drejtë Manxhibit, në rajonet në linjën kufitare me rajonet nën kontrollorë të Forcave të mbrojtës së popullit dhe trupave lojale të presidentit sirianë Bashar al Asad.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan më 14 dhjetor paralajmëroi se forcat turke do të hyjnë në Manxhib, nëse SHBA-ja siguron tërheqje të Forcave për mbrojtjen e popullit në rajon.

Pas kësaj Erdogani javën e kaluar informoi se operacioni i paralajmëruar në rajonet lindore siriane të lumit Eufrat shtyhet “për disa muaj”.

Sipas burimeve të Ankarasë, vendimi për të shtyrë ofensivën është miratuar me qëllim t’u lejohet  largimi i sigurt  forcave amerikane nga rajoni, në përputhje me vendimin e presidentit të SHBA Donald Tramp për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Siria, e cila pritet të zgjasë midis 90 dhe 120 ditë.

Ankaraja i konsideron Forcat për mbrojtjen e popullit degë siriane e Partisë Punëtore Kurde (PKK) e cila nga vitet e 80-ta të shekullit të kaluar zhvillon luftë të armatosur për autonomi të Kurdëve në Turqi. PKK është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-së dhe BE-së.

Luftëtarët e Forcave për mbrojtjen e popullit për momentin e kontrollojnë pjesën më të madhe të rajoneve të lumit Eufrat. sn/

Таг
Back to top button
Close