Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Baleti “Ana Karenina” në muzikë të Çajkovskit të martën premierë në OBM

Opera dhe Baleti i Maqedonisë më 25 shkurt premierë do ta shfaqë baletin në dy akte "Ana Karenina" sipas romanit të Lav Tolstojit, me muzikë të Petar Iliç Çajkovskit. Koreograf është Leo Mujiq nga Kroacia, ndërsa dirigjente Bisera Çadlovska. Nga OBM sot në konferencë për shtyp kumtuan se simbioza e dy kolosëve rusë në letërsinë dhe në muzikën klasike është shndërruar në shfaqe bashkëkohore nga shekulli i 21-të, e cila megjithatë është në korniza klasike dhe me leksikon të pasur të baletit.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close