EvropëEvropë.Portal

Anketë: Qytetarët e vendeve nga Evropa Perëndimore nuk do të luftonin për atdheun

Rezultatet nga hulumtimi i Institutit "Galup interneshënëll", i zbatuar në 64 shtete tregojnë se në Evropën Perëndimore mungon gatishmëria që vendi të mbrohet me armë.

Vjenë, 19 dhjetor 2018 (MIA) – Rezultatet nga hulumtimi i Institutit “Galup interneshënëll”, i zbatuar në 64 shtete tregojnë se në Evropën Perëndimore mungon gatishmëria që vendi të mbrohet me armë.

Anketa tregon se vetëm 21 për qind nga austriakët deklaruan se do të mbronin atdheun me armë.

Ndërsa në shtetet e Lindjes së Afërt, Afrikës Veriore dhe Pakistanit madje 94 për qind nga qytetarët me armë do të mbronin vendin e tyre.

Në Evropën perëndimore mesatarisht vetëm një e katërta e popullatës, në rast të nevojës, me armë do ta mbronin vendin.

“Këto rezultate janë befasuese. Qartë se austriakëve u mungon, si dhe tjerëve në Evropën Qendrore, fotografi konkrete nga kërcënimi”, deklaroi drejtori i Muzeut ushtarako-historik, Kristian Ortner.

Në SHBA, e cila është aktive në shumë fushëbeteja, vetëm 44 për qind të qytetarëve janë të gatshëm që me armë ta mbrojnë vendin.

Anketa tregon edhe se 52 për qind të katolikëve do të luftonin për vendin e tyre, këtë do ta bënin 78 për qind të myslimanëve, 77 për qind të hindusëve dhe 66 për qind të budistëve.

Hulumtimi tregon se 67 për qind nga burrat dhe 52 nga gratë kanë shprehur gatishmëri që me armë ta mbrojnë vendin. bsh/

Таг
Back to top button
Close