0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MK

Në gjendje kritike është nxënësi i shkollës së mesme i shkelur në Shtip

 Në gjendje kritike është 15 vjeçari i shkollës së mesme, i cili në mëngjes në orën  9 e 10 minuta në pushimin e madh shkollor ishte shkelur në venkalimin e shënuar për këmbësorë në bulevardin

Shtip, 9 nëntor 2018 (MIA) – Në gjendje kritike është 15 vjeçari i shkollës së mesme, i cili në mëngjes në orën  9 e 10 minuta në pushimin e madh shkollor ishte shkelur në venkalimin e shënuar për këmbësorë në bulevardin “Goce Dellçev”, në Shtip.

Siç informojnë nga Klinika spitalore-Shtip,  deri tani janë kryer dy operacione në kokë nga ana e neurokirurgut. Për momentin ai është pa vetëdije në qendrën  e spitalit të Shtipit.  Zëdhënësja e SPB-së Shtip, Gordana  Panajotova thotë se djaloshi duke ecur së bashku me një grup fëmijësh është goditur nga automobili “Folksuagen polo”, me targa të Shtipit, i drejtuar nga 68 vjeçari B.M. nga Koçani.

Nga policia thonë se është kryer kontroll në vendin e aksidentit nga ana e policisë dhe prokurorit publik  punojnë në zbardhjen e rastit. vj/sa/

Таг
Back to top button
Close