Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Ministri Ademi e priti violinistin e njohur shqiptar, Shkëlzen Doli

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi mbrëmë në kabinetin e tij u takua me violinistin me famë botërore Shkëlzen Doli, anëtar i Filarmonisë së Vjenës. Artisti i shquar i cili është nga Gjakova (Kosovë), ku nëpërmjet Novi Sadit dhe Vjenës arriti famë botërore, të enjten (22 Nëntor) do të jetë pjesë e ngjarjes qendrore në manifestimin e “Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe” dhe “110 vjetorit të Kongresit të Manastirit”.

Back to top button
Close