0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikë

Tetë deputetët që votuan “pro” ende e definojnë veprimtarinë e tyre të mëtejshme

Tetë deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së që votuan për  fillimin e ndryshimeve kushtetuese ende po dakordojnë mënyrën e mëtejshme të veprimtarisë së tyre në Parlament. Deri të hënën do të duhet që të zyrtarizohet, me siguri, formimi edhe i një grupi  parlamentar në Kuvend, për të cilin ata kanë të drejtë. 

Shkup, 26 tetor 2018 (MIA) – Tetë deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së që votuan për  fillimin e ndryshimeve kushtetuese ende po dakordojnë mënyrën e mëtejshme të veprimtarisë së tyre në Parlament. Deri të hënën do të duhet që të zyrtarizohet, me siguri, formimi edhe i një grupi  parlamentar në Kuvend, për të cilin ata kanë të drejtë.

Sipas deputetes Emilija Aleksandrova , ata sot do të kenë takim dhe do të definojnë se çfarë do të bëjnë më tej, pa dhënë detaje  se për çfarë do të bisedojnë konkretisht.

Një deputete tjetër prej tetë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, për MIA-n tha se ata do të funksionojë së bashku, por edhe se janë të hapur edhe për deputetë të tjerë, si edhe se do të punojnë në përkufizimin e  katër kërkesave të tyre me ekspertë juridikë, duke përfshirë edhe amendamentet kushtetuese.

“Do të punojmë në katër kërkesat tona, si dhe në amendamentet kushtetuese në konsultim me ekspertët juridikë, pikërisht  atë që përbën shqetësim edhe për opinion e gjerë”, tha deputetja.

Kanë përkrahje, siç theksoi, nga kolegë të grupit parlamentar të LSDM-së që të marrin pjesë në  konsultime për amendamentet kushtetuese.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje tha se Rregullorja i jep mundësi deputetëve të të vetëorganizohen, duke pasur parasysh se janë më shumë se pesë vetë.

“Duke pasur parasysh se ata janë ndarë nga partia dhe vendimin për disa prej tyre t’i largojnë nga partia Rregullorja u jep mundësi për vetorganizim duke pasur parasysh se janë më shumë se pesë persona. Nga aspekti formal fillimisht do të duhet individualisht dhe formalisht të prononcohen lidhur me statusin e tyre në koalicionin në të cilin kanë qenë. Fillimisht duhet të prononcohen se nuk janë pjesë e atij koalicioni që të mundem me akt të ri të drejtohen deri tek unë që të mund të formojnë grup të deputetëve. Formalisht VMRO-DPMNE-ja ka vetëm një grup të deputetëve”, tha Xhaferi.

 

Таг
Back to top button
Close