0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë BotëPolitikë

Reagime pozitive prej përfaqësuesve të qeverisë greke për shumicën e siguruar në Kuvend

Ministrat e Qeverisë greke si hap pozitiv dhe të madh e vlerësojnë shumicën e siguruar prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese.

Athinë, 20 tetor 2018 (MIA) – Ministrat e Qeverisë greke si hap pozitiv dhe të madh e vlerësojnë shumicën e siguruar prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese.

Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, shkurt pasi u kumtua rezultati nga votimi, në profilet personale dhe zyrtare në Tuiter u prononcuan zëdhënësi qeveritar Dimitris Xanakopulos, ministri alternativ i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos dhe ministri për Politikë Digjitale, Nikos Papas.

“U bë hapi i parë i madh që të hyjë në fuqi Marrëveshja historike e Prespës. Me krenari vazhdojmë për një Ballkan të paqes, miqësisë dhe të bashkëpunimit”, shkroi Xanakopulos.

“Është fituar shumica e nevojshme për ndryshimet kushtetuese në IRJM. Shkojmë përpara”, komentoi përmes Tuiterit, minsitri i Politikës Digjitale, Nikos Papas.

“U konfirmua dinamika e Marrëveshjes së Prespës në dobi të dy popujve, por edhe e stabilitetit në rajon”, shkroi MPJ alternativ, Jorgos Katrugalos dhe ndau një link me lajmin e  jashtëzakonshëm të publikuar në Tuiterin zyrtar të televizionit shtetotër grek ERT lidhur me rezultatet nga votimi në Kuvendin e Maqedonisë. shk/

Таг
Back to top button
Close