BotëBotë.Portal

Peskov: SHBA-të i shkelin dispozitat e Marrëveshjes për shkatërrimin e raketave

SHBA-të shkelin dispozitat e Marrëveshjes për shkatërrimin e raketave me diametër të shkurtë dhe të mesëm (INF), derisa Rusia vazhdon të respektojë dokumentin, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Moskë, 22 tetor 2018 (MIA) – SHBA-të shkelin dispozitat e Marrëveshjes për shkatërrimin e raketave me diametër të shkurtë dhe të mesëm (INF), derisa Rusia vazhdon  të respektojë dokumentin, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

“Presidenti rus Vlladimir Putin në më shumë raste ka hedhur akuzat kundër Rusisë lidhur me shkeljen e Marrëveshjes INF”, ka thënë Peskov.

Ai ka vlerësuar se tërheqja e paralajmëruar e SHBA-së me marrëveshjen “do ta bëjë botën shumë të rrezikshme”.

Presidenti amerikan Donald Tramp dje ka bërë të ditur se SHBA do të tërhiqet nga Marrëveshja me Rusinë për likuidimin e raketave me diametër të mesëm, pasi siç tha, “Moska e shkel marrëveshjen”.

“Rusia po e shkel marrëveshjen. Ata po e shkelin me vite. SHBA nuk do të lejojë edhe më tej të shkelin marrëveshjen bërthamore”, ka deklaruar Tramp në tubimin në qytetin Elko të shtetit amerikan Nevada, në prag të zgjedhjeve për Kongresin e SHBA-së në 6 nëntor.

Marrëveshja është kyçur në vitin 1987 mes SHBA-së dhe ish Bashkimit Sovjetik, ku trashëgimtar juridik është Rusia. Marrëveshjen e kanë nënshkruar ish presidenti amerikan Ronald Regan dhe lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihael Gorbaçov. fab/

Таг
Back to top button
Close