0_Maqedoni.PortalMKD

Pa rrymë tunelet në aksin Demir Kapi – Smokvicë

Shkup, 3 tetor 2018 (MIA) – Furnizimi me energji elektrike në tunelet në aksin Demir Kapi – Smokvicë nga ana e Demir Kapisë sot dhe gjatë disa ditëve të ardhshme do të jetë në ndërprerje. Furnizim do të ketë vetëm nga ana e Udovës.

Këtë e kumtoi NP “Rrugët e Maqedonisë” pas njoftimit nga EVN Maqedoni.

Në qoftë se vjen deri në ndërprerje në furnizim nga të dyja anët, siç thuhet, komunikacioni në autostradën Demir Kapi – Smokvicë në të dy drejtimet do të zhvillohet nën kushte të posaçme nëpër tunelet. ff/10:21

###

 

Таг
Back to top button
Close