BallkanBallkan.Portal

Në të shtënat me policinë vritet shtetasi grek në Shqipëri

RENEA ka vrarë shtetasin Kostandinos Kaçifa, i cili qëlloi me armë kundër efektivëve të policisë.

Athinë, 28 tetor 2018 (MIA) – RENEA ka vrarë shtetasin Kostandinos Kaçifa, i cili qëlloi me armë kundër efektivëve të policisë.

35-vjeçari rreth orës 10 ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, fillimisht në ajër, e më pas me breshëri në drejtim të punonjësve të policisë, që po afroheshin në drejtim të tij për ta vënë nën kontroll.

Kaçifa, që nuk njihej prej banorëve si person konfliktual, është larguar më pas në thellësi të fshatit dhe ka vijuar të qëllojë në drejtime të ndryshme, por edhe kundër policisë, që ishte vënë në ndjekje për disa minuta.

Policia mbajti të rrethuar zonën. Në ndihmë të forcave “Shqiponja” dhe shërbimeve lokale mbërritën me helikopter edhe forcat RENEA, njofton Top Channel.

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas ngjarjes në Bularat, ku një 35-vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj forcave të policisë dhe pas disa orësh u vra nga shkëmbimi i zjarrit me RENEA-n.

“U informuam për vrasjen e të riut. Me autoritetet shqiptare po ndjekim zhvillimet. Ngushëllime për vdekjen e homogjenit grek. E papranueshme humbja e jetës së një personi në çdo rrethanë. Shprehim keqardhjen tonë për vdekjen e shtetasit grek”, thuhet në reagimin grek.

Banorët e Bularatit thonë se Kaçifa jetonte në Greqi dhe se kishte disa ditë që kishte ardhur në Bularat. Ata i përshkruajnë të shtënat si momente tmerri. Megjithëse gjesti është kryer spontanisht, disa prej banorëve dyshojnë që i riu duhet ta ketë planifikuar më parë sulmin.

Ishte pikërisht Kostandin Kaçifa, ai që dekoroi një ditë më parë të gjithë fshatin me flamuj grekë. fab/

Back to top button
Close