BallkanBallkan.Portal

Mot i lig në Kroaci

Tërë rajoni i Adriatikut në Kroaci sot është kapluar nga moti i lig, në të cilin era çrrënjosë drunj, filluan edhe vërshime, ndërsa mediumet lokale lajmërojnë se më e keqja akoma nuk ka arritur sepse edhe për sot parashihen reshje të rrëmbyeshme që do të shkaktojnë vërshime.

Zagreb, 29 tetor 2018 (MIA) – Tërë rajoni i Adriatikut në Kroaci sot është kapluar nga moti i lig, në të cilin era çrrënjosë drunj, filluan edhe vërshime, ndërsa mediumet lokale lajmërojnë se më e keqja akoma nuk ka arritur sepse edhe për sot parashihen reshje të rrëmbyeshme që do të shkaktojnë vërshime.

Dje arriti përkeqësimi i paralajmëruar i motit, me reshje, të cilat në pjesën më të madhe të Kroacisë ishin të rrëmbyeshme, ndërsa në disa vende shkaktoi edhe vërshime, lajmëroi Indeks.hr.

Gjendja më keq ishte në Gorski kotar afër vendit Dellnice, ku për shkak të vërshimeve në rrugë, mbrëmë u ndërpre komunikacioni, si dhe në Ravna Gora, përderisa në rajonin e Dubrovnikut era ka çrrënjosur trungje.

Dje dhe gjatë natës disa qytetarë lajmëruan për shembje në Magjistralen e Adriatikut në rajonin e Dubrovnikut, drunj të rënë, degë të thyera dhe shtylla të rëna si pasojë e erës së fuqishme dhe shiut.

Gjithashtu ka pasur disa dukuri të zjarreve në shtyllat elektrike, për ç’arsye në disa rajone nuk ka pasur rrymë, lajmëroi “Dubrovaçki vjesnik”. ab/

Таг
Back to top button
Close