0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Mogerini dhe Han e kanë përshëndetur vendimin për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë, Johanes Han, përmes deklaratës së përbashkët e kanë përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

Shkup, 20 tetor 2018 (MIA) – Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë, Johanes Han, përmes deklaratës së përbashkët e kanë përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

“Parlamenti i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës përmes votimit për fillimin e procedurës për ndryshime kushtetuese. Tani presim që procedurat kombëtare për zbatimin e marrëveshjes të vazhdojnë pa anulime, drejt miratimit  të ndryshimeve kushtetuese.

Bashkimi Evropian fuqimisht e përkrah marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Zaev dhe Cipras në qershor. Nevojitet guxim politik, udhëheqësi dhe përgjegjësi për zgjidhjen e njërit prej kontesteve më të vjetra në rajon. Ky vendim u konfirmua me votimin në Parlament.

Kjo është me të vërtetë mundësi për ta çuar me vendosmëri vendin përpara në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe përpajtimin në rajon. Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta përkrah dhe ta shoqërojë vendin, të gjithë qytetarët dhe institucionet e tij”, thonë në deklaratën e përbahskët me shkrim Mogerini dhe Han. bsh/

Back to top button
Close