EvropëEvropë.Portal

Mej paralajmëroi mundësi për vazhdim të periudhës kalimtare pas Bregzitit

Kryeministrja britanike Tereza Mej sot paralajmëroi se do të mendojë për vazhdim për

Bruksel, 18 tetor 2018 (MIA) – Kryeministrja britanike Tereza Mej sot paralajmëroi se do të mendojë për vazhdim për “disa muaj” të së ashtuquajturës periudhë kalimtare pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, hap që kritikët e saj e konsiderojnë për “tradhti të Bregzitit”.

Më pak se gjashtë muaj para se Britania e Madhe ta braktisë BE-në, që është ndryshimi më i madh në politikë gjatë 40 viteve të fundit, negociatat për Bregzit janë ndërprerë për shkak të kontestit rreth kufirit tokësor midis provincës britanike Irlanda Veriore dhe Republika e Irlandës.

Në Samitin e BE-së, që mbahet në Bruksel, disa liderë të anëtareve të Unionit dhe diplomatë vlerësuan se nuk ka propozuar asgjë të re që të shkaktojë progres në procesin e negociatave.

Problemi në negociatat është rreth të ashtuquajturës bllokim reverzibil, si masë qo do të paraqesë garanci se nuk do të ketë kthim të kontrollit kufitar midis Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës, në qoftë se BE-ja dhe Britania e Madhe nuk firmosin marrëveshje tregtare në afatin e paraparë. Vazhdimi i periudhës kalimtare mund të thotë se nëse partneriteti i ardhshëm tregtar nuk dakordohet, ky bllokim, i cili deri tani ishte tejet i papranueshëm për palën britanike, nuk do të mund të aktivizohet.

“Ide tjetër, e cila është vetëm ide në këtë fazë, është që të krijojmë mundësi për vazhdim të periudhës së aftësimit për disa muaj dhe kjo me të vërtetë të jetë vetëm disa muaj. Por, është pak e sigurt se kjo do të ndodhë, për shkak se ne punojmë që të garantojmë se do ta arrijmë këtë partneritet të ardhshëm deri në fund të dhjetorit të vitit 2020”, deklaroi Mej në ditën e dytë nga takimi i kreut të BE-së në Bruksel.

Në të njëjtën kohë, një përfaqësues i presidentit francez Emanuel Makron deklaroi se Parisi nuk e përjashton vazhdimin e mundshëm të periudhës kalimtare pas Bregzitit, nëse kjo ndihmon të avancohen negociatat me Londrën, por çfarëdo lloj vazhdimi, sipas tij, mund të ndodhë vetëm nën kushte të caktuara.

Përfaqësuesi i Pallatit të Eliseut theksoi se “kjo është një nga mundësitë”.

“Ky nuk është as propozim i fuqishëm i 27 anëtareve të BE-së, as, madje, kjo është kërkuar zyrtarisht nga Britania e Madhe. Nëse shkojmë në këtë drejtim, atëherë kjo mund të realizohet nën kushte të caktuara”, tha përfaqësuesi francez. ff/16:08

###

 

Таг
Back to top button
Close