E përzgjedhur

Kush dhe si mund të vijë për punë në Gjermani?

Gjermania përfundimisht do të duhet të ketë Ligj për strehim me të cilin dukshëm lehtësohet ardhja e personave të kualifikuar nga tërë bota. Sa i përket Ballkanit Perëndimor, tani më dhjetëra mijëra njerëz në vit vijnë në Gjermani

Gjermania përfundimisht do të duhet të ketë Ligj për strehim me të cilin dukshëm lehtësohet ardhja e personave të kualifikuar nga tërë bota. Sa i përket Ballkanit Perëndimor, tani më dhjetëra mijëra njerëz në vit vijnë në Gjermani

8 tetor 2018

Dojçe Vele – Bon

Çdo i pesti shtetas i Gjermanisë ka rrënjë emiganti, në vend ka dhjetëra milionë të huaj… dhe megjithatë Gjermania në mënyrë ligjore deri më tani nuk është definuar si vend i strehimit. Tabuja e vjetër tani përfundimisht shpërtheu pasi partitë nga Unioni Kristiano-Demokratik (CDU) i dolën në ndihmë partnerit të koalicionit – socialdemokratëve, por edhe ekonomisë të cilës i duhet fuqi punëtore.

Propozim-ligji për strehim të fuqisë profesioniste punëtore ende nuk është shënuar, por koalicioni qeveritar i dakordoi detajet më të rëndësishme. Vlerësimi i përgjithshëm është se dyer hapen për punëtorë potencialë nga tërë bota, por nuk është e sigurt nëse për njerëzit e Ballkanit Perëndimor të cilët dëshirojnë të vijnë në Gjermani, diçka do të ndryshojë.

Kush mund të vijë?

Secili që ka kualifikime dhe që gjen punëdhënës i cili do që ta punësojë në profesionin nga i cili vjen. Në përkthim, nuk mund një inxhinier i diplomuar nga Gana ose Maqedonia të vijë për të punuar në kafene. As nuk mund të vijë një me arsim fillor pa asnjë zeje. Më nuk është i nevojshëm vendi i punës të jetë nga lista e profesioneve të definuara, as Agjencia federale për punë së pari të kryejë kontroll nëse në byronë për punësim ekzistojnë punëtorë vendas të cilët do të kenë përparësi gjatë punësimit.

Çfarë kërkohet?

Edhe pese tregu i fuqisë punëtore hapet për të gjitha profesionet, supozim është se edhe më tej 61 profesionet deficitare do të jenë magneti më i madh për të ardhurit. Ato janë vende të punës në sistemin shëndetësor – para së gjithash kujdes i personave të moshuar – pothuajse gjithçka që ka lidhur me elektrikë, makineri, instalime dhe gjithnjë e më shumë IT sektorin. Shoqata nga dega Bitkom thekson se IT sektori në Gjermani për momentin kërkon 55 mijë punëtorë. Prandaj ardhja e tyre do të jetë veçanërisht e lehtë – për ta nuk duhet as arsim formal nëse i kanë njohuritë e nevojshme.

Çfarë nënkupton kjo për Ballkanin Perëndimor?

Kjo është një çështje e madhe. Vetëm në tre vitet e fundit në Gjermani janë lëshuar rreth 200 mijë viza pune për qytetarët e gjashtë vendeve ballkanike të cilët presin për të hyrë në BE dhe sa të tjerë kanë shkuar në vende të tjera. Ata të cilët dëshirojnë që të përgatisin valixhet, tani do të kenë më shumë përzgjedhje të profesioneve. Problem mund të paraqesin radhët e gjata në konsullatë ku madje edhe kur ekziston marrëveshje dhe lejë pune, pritet me muaj, madje edhe më shumë se një vit.

Si të kërkohet punë?

Ashtu si edhe deri tani, përmes agjencive legale të ndërmjetësimit apo direkt tek punëdhënsit apo në sajtin e Agjencisë të Punësimit. Por  tani hapet edhe një mundësi tjetër – secili që është i kualifikuar mund të zhvendoset në Gjermani  gjashtë muaj për të kërkuar punë. Megjithatë ai duhet të ketë ose ndonjë letër garancie ose disa mijë euro në  llogari  që të tregojë se gjatë kësaj periudhe do të ketë nga se të jetojë, derisa të punësohet. Në këto gjashtë muaj nuk lejohet “të gjesh punë” jashtë profesionit  në mënyrë që të përfitosh diçka.

A duhet njohuri e gjuhës gjermane?

Kjo nuk është definuar ende, por ministri i Punëve të Brendshme Horst Zehofer konsideron se gjuha gjermane duhet të njihet në  atë shkallë sa është e nevojshme që të jepet “një provim për integrim” që nënkupton njohjen e shkallës B1. Megjithatë momentalisht atyre të cilët vijnë nga profesionet e deficituara u lejohet  edhe njohje më e dobët e gjuhës gjermane dhe në një afat prej disa muajsh ta avancojnë njohjen e kësaj gjuhe.Koalicioni qeveritar u pajtua që ta nxitë në mënyrë shtesë punën në institutin Gëte dhe në qendrat që ndihmojnë në gjetjen e fuqisë punëtore – të tilla tashmë ekzistojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ç’ndodh me refugjatët?

Në këtë pikë shtizat më tepër thyheshin dhe në fund socialdemokratët  duhej që të lëshonin pe – ende nuk mund të vijë askush pa dokumente  të kërkojë azil dhe më pas të punësohet dhe të marrë vizë pune. Diçka do të ndryshojë për personat që kanë statusin “dulding”, tekstualisht “durim”, respektivisht përjashtimin e kthimit të detyrueshëm, por edhe për ata  të cilëve nuk u është miratuar azil, por janë integruar me sukses, punojnë dhe nuk mund të deportohen për shkak të arsyeve të caktuara. Ata do të mund të marrin një status më të mirë nëse punohen sipas profesionit të tyre. Të tillë në Gjermani ka më shumë se 170 mijë. fb/mp/10:32

###

 

 

Таг
Back to top button
Close