EvropëEvropë.Portal

Këshilli Evropian kërkon vendosje të sanksioneve për kiber sulme në BE

Liderët e vendeve-anëtare të Unionit kanë bërë thirrje për vendosje të sanksioneve për kiber sulme në BE,  deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pas takimit të sotëm  të shefave të shteteve ose qeverive të bllokut.

Bruksel, 18 tetor 2018 (MIA) – Liderët e vendeve-anëtare të Unionit kanë bërë thirrje për vendosje të sanksioneve për kiber sulme në BE,  deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, pas takimit të sotëm  të shefave të shteteve ose qeverive të bllokut.

Ai theksoi se kjo thirrje është e lidhur me  kiber sulmin e mëparshëm ndaj Organizatës  për ndalesë të armëve kimike (ONAK) në Hagë.

Sipas Tusk nevojiten sanksione për parandalim të kiber sulmeve ilegale.

Në përfundimet paraprake të Këshillit Evropian, shefat e shteteve ose qeverive të anëtareve të BE-së e përshëndetën miratimin e regjimit të ri të sanksioneve për luftë kundër kërcënimit me armë kimike. Për zbatimin  e tij, nevojitet vendim i Këshillit të BE-së. sa/mb/17:55

###

 

Таг
Back to top button
Close