EvropëEvropë.Portal

Junker pret marrëvehsje me Londrën, Tusk i gatshëm të bëjë thirrje për Samit të jashtëzakonshëm

 Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod-Junker sot deklaroi se pret të arrihet marrëveshje me Londrën rreth shkëputjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Bruksel, 18 tetor 2018 (MIA) – Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod-Junker sot deklaroi se pret të arrihet marrëveshje me Londrën rreth shkëputjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

“Vazhdimi i periudhës kalimtare do të hap hapësirë për përgatitje të marrëdhënieve të ardhshme me Londrën në mënyrën më të mirë”,  deklaroi Junker në konferencën për shtyp  pas përfundimit të Samitit të BE-së.

Paraprakisht, kryeministrja britanike Tereza Mej kërkoi që kjo periudhë kalimtare të jetë rreth dy vite, me çka u pajtuan vendet tjera anëtare të BE-së.

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, megjithatë, tha se dëshiron negociatat mes Brukselit dhe Londrës të vazhdojnë në frymë pozitive.

Sipas tij  “kur dhe nëse” arrihet përparim i vendosur në negociata, ai do të bëjë thirrje për mbledhje të jashtëzakonshme të shefave të shteteve ose qeverive të anëtareve të BE-së.

“Ndjej se sot jemi më afër zgjidhjes dhe marrëveshjes përfundimtare, ndërsa ndjenjat, madje edhe në politikë, kanë vlerë”, tha Tusk.

Ai potencoi se mbrëmë Këshilli Evropian nuk e ka shqyrtuar çështjen për vazhdim të afatit nga tërheqja e Britanisë së Madhe deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes përgatitëse me BE-në. sa/bsh/18:36

###

 

Таг
Back to top button
Close