Korrespondentë MKD

Është djegur një burrë 58 vjeçar nga zjarri që shpërtheu në një shtëpi në Kriva Pallankë

- Një burrë pesëdhjetë e tetë vjeçar është djegur në zjarrin që shpërtheu sot në mëngjes në fshatin Uzem të Kriva Pallankës.

Kriva Pallankë, 19 tetor 2018 (MIA) – Një burrë pesëdhjetë e tetë vjeçar është djegur në zjarrin që shpërtheu sot në mëngjes në fshatin Uzem të Kriva Pallankës.

Sipas informacioneve deri te Njësiti  Territorial  Zjarrfikës i Kriva Pallankës, Ile Kocevski, raportimi është pranuar  në orën 7:15, ndërsa zjarri është raportuar nga ana e ekipit të policisë kufitare.

“Raportimin e pranuam në orën 7 e 15 minuta, për një zjarr në fshatin Uzem, në mëhallën Shticarci. Menjëherë dolëm në terren me një automjet dhe tre zjarrfikës, pas çka është kërkuar ndihmë edhe nga një automjet, i cili rreth orës 7 e 50 minuta ishte në vendin e ngjarjes. Në orën 8 e 50 minuta ka dalë edhe një automjet tjetër me dy zjarrfikës. Shtëpia ishte djegur në njërën pjesë të dhomës dhe korridorit, ishin përfshirë  dritaret , ndërsa çatia nuk është përfshirë nga zjarri.  Pajisjet shtëpiake janë djegur plotësisht, ndërsa gjatë shuarjes së zjarrit në brendi të dhomës është gjetur trupi i djegur i personit i cili gjendej ndërmjet krevatit dhe shporetit. Menjëherë është raportuar në polici”, informon Ile Kocevski, komandant i NJTZ, Kriva Pallankë.

Në intervenimin morën pjesë gjithsej pesë zjarrfikës me tre automjete, të cilët e kanë lokalizuar zjarrin në orën 8 e 50 minuta, ndërsa në orën dhjetë plotësisht e kanë shuar.

Në bazë të vëllimit të dëmit të shkaktuar dhe trupit të djegur të cilin e kishin gjetur zjarrfikësit, supozohet se sipas gjitha gjasave kishte shpërthyer pak kohë para raportimit.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot në mëngjes  ishte raportuar se kishte shpërthyer zjarr në fshatin Uzem të Kriva Pallankës.

“Nga zjarri ka ndërruar jetë 58-të vjeçari L.S. Është kryer ekspertizë dhe po punohet në vërtetimin e  shkaqeve për shpërthimin e zjarrit”, informon Liza Bendevska, zëdhënëse e MPB-së.

Ky është intervenimi i pestë i NJTZ, Kriva Pallankë, brenda këtij  muaji, ndërsa është zjarri më i rëndë dhe më i madh i këtij viti, sepse ka viktimë. fc/16:55

 

 

 

Таг
Back to top button
Close