Maqedoni

Ende nuk ka filluar marrja në pyetje e dëshmitarit të dëmtuar për “27 prillin”

- Seanca për "27 prillin" në të cilën duhet të dëshmojë dëshmitari i dëmtuar S1 ende nuk ka filluar. Të akuzuarit ende gjenden në ndërtesën e vjetër të Gjykatës Penale ku seanca ishte transferuar për shkak të problemeve teknike në objektin e ri të gjykatës.

Shkup, 16 tetor 2018 (MIA) – Seanca për “27 prillin” në të cilën duhet të dëshmojë dëshmitari i dëmtuar S1 ende nuk ka filluar. Të akuzuarit ende gjenden në ndërtesën e vjetër të Gjykatës Penale ku seanca ishte transferuar për shkak të problemeve teknike në objektin e ri të gjykatës.

Nuk bëhet e ditur edhe se a u janë emëruar avokatë me detyrë zyrtare pasi gjykatësja Dobrilla Kacarska i dënoi avokatët e tyre me nga 1.000 euro dhe i largoi nga gjykata sepse u rebeluan për shkak të kushteve të këqija për ndjekjen e procesit.

Këshilli Gjyqësor paraprakisht vendosi që opinioni të largohet nga dëshmimi i sotëm i dëshmitarit të dëmtuar.

Në seancat e kaluara janë marrë në pyetje më shumë dëshmitarë, mes të cilëve deputetë, anëtarë të sigurimit të Kuvendit, pjesëtarë të MPB-së dhe gazetarë. Në dëshmitë e tyre ata i kanë sqaruar veprimet e tyre gjatë 27 prillit kritik të vitit të kaluar.

Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 të akuzuar janë gjithsej 33 persona prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 të akuzuar janë gjithsej 33 persona prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Mes të akuzuarve janë shumë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurimin e Kuvendit, artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zaхariе Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski. fc/bsh/15:24

###

Таг

Related Articles

Close