• A-
  • A
  • A+
E shtunë, 18 Nëntor 2017, 

Përgjegjësi shoqërore


POLITIKË PËR CILËSI


SHA "MIA" filozofinë e saj të punës e bazon në shërbimet të cilat plotësisht janë të harmonizuara me kërkesat e shfrytëzuesve/klientëve dhe legjislativin aktual.

Qëllimi strategjik i "MIA-s" është realizimi i nevojave të:
1. Shfrytëzuesit/klientët,
2. Komunitetit shoqëror,
3. Të punësuarve në Agjenci
4.Pronarëve

Qëllimet strategjike të konfirmuara në MIA i realizojmë me respektimin e parimeve: 
-Barazi për të gjithë shfrytëzuesit/klientët.
-Të gjithë shfrytëzuesit/klientët kanë të drejtën e mbrojtjes.
-Shërbimet që i ofron MIA duhet të jenë profesionale, efektive dhe të realizuara në mënyrë ekonomike.
-Plotësimi i nevojave dhe pritjeve të shfrytëzuesve/klientëve, në pajtim me praktikat më të mira dhe rregullat ligjore, është prioriteti i parë në kryerjen e punës sonë. 
-Cilësi të lartë të shërbimeve dhe përgjegjësi e çdo të punësuari në MIA.
- Puna ekipore e bazuar në komunikimin midis klientëve/shfrytëzuesve dhe shërbimeve kompetente në MIA paraqet bazë për kompetencën dhe shërbesën tonë.
-Planifikimi, parandalimi, përmirësimi dhe inovacioni në të cilat janë përfshirë të punësuarit, klientët/shfrytëzuesit dhe të gjitha palët e interesuara. 
-Ndërtimin e marrëdhënieve partnere me të gjitha palët e interesuara që marrin pjesë në avancimin e shërbimeve tona është përcaktimi ynë afatgjatë. 
-Zhvillim afatgjatë të bazuar në cilësi, mbrojtjen e mjedisit të jetesës, sigurinë e përgjithshme dhe sigurinë e të punësuarve dhe të mjedisit tonë.
-Zbatimi i kësaj Politike dhe arritja e kulturës së re afariste mundësohet me Programet për trajnim dhe motivimin e të punësuarëve në MIA.
-Rihetimi i Sistemit për cilësi nga ana e MIA-s është realizuar vazhdimisht për shkak të vendosjes së një procesi të përmirësimit të vazhdueshëm të punës së përditshme, të planifikimit të detyrave dhe qëllimeve për cilësi. 

POLITIKA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT TË JETESËS

SHA Agjencia Informative e Maqedonisë - MIA Shkup, si agjenci kryesuese në fushën e gazetarisë në Republikën e Maqedonisë dhe si agjenci shoqërore përgjegjëse e cila kujdeset për komunitetin më të gjërë, në kuadër të punës së saj afariste ndërmori aktivitete me të cilat e respekton ligjin për mjedisin e jetesës dhe regullativa të tjera që kanë të bëjnë me mjedisin e jetesës dhe angazhohet për përmirësimin e vazhdueshëm të ndikimit të agjencisë mbi mjedisin e jetesës. 
Në pajtim me këtë, MIA e konsideron si më të rëndësishme kryerjen e punës së saj me ndërgjegje për ndikimin e saj mbi mjedisin e jetesës dhe për këtë do të përpiqet që këtë qëndrim ta zbatojë në tërësi në të gjitha operacionet e saj, duke u kujdesur për  kryerjen e aktiviteteve të saj në shkallë kombëtare si "Qytetar Përgjegjës".
Politika jonë për mjedisin e jetesës qartë i përmend kërkesat tona minimale:
-Kemi përgjegjësi shoqërore që ta mbrojmë mjedisin tonë të jetesës dhe mendimet dhe veprimet tona janë orientuar drejt një shoqërie afatgjatë, në interes të brezave të ardhshëm.
- I japim rëndësi të veçantë mbrojtjes së mjedisit të jetesës. Udhëheqësia e MIA-s është drejtpërdrejt përgjegjëse për përcaktimin dhe implementimin e politikës për mbrojtjen e mjedisit të jetesës. 
- Përdorim sistem modern për menaxhimin me mjedisin e jetesës, me qëllim që të sigurojmë zbatim efektiv të politikës sonë për mbrojtjen  e mjedisit të jetesës. 
- Përdorim inkuadrim anticipativ për mbrojtjen e mjedisit të jetesës. Normat juridike i konsiderojmë si kërkesa minimale, që shpesh herë në masë të madhe i tejkalojmë.
-Politika jonë për informim është e orientuar drejt respektimit të qëllimeve për mbrojtjen e mjedisit të jetesës. Këto qëllime ndikojnë në sjelljen tonë në raport me palët dakorduese.
-Përpiqemi që të gjejmë zgjidhe për prodhimet dhe shërbimet që e kursejnë energjinë dhe burimet natyrore. 
-Në mënyrë aktive i inkuadrojmë të punësuarit tanë në masat për mbrojtjen e mjedisit të jetesës. 
-E informojmë opinionin dhe pronarët tanë për aktivitetet tona për mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe promovimin e dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit në drejtim të promovimit të angazhimit për avancimin e mjedisit të jetesës. 


Shkup tetor 2012