• A-
  • A
  • A+
E enjte, 21 Shtator 2017, 

PËR MIA-n


INFORMATAT E PËRGJITHSHME


Agjencia Informative e Maqedonisë (MIA) është shërbim publik informativ në radhët e agjencive të lajmeve që pikësynojnë t'i plotësojnë standardet profesionale në sferën e funksionit të saj elementar - çdo ditë në mënyrë të vazhdueshme regjistron ngjarje dhe dukuri dhe prodhon dhe transmeton lajme madje edhe pres-informacione dhe materiale të tjera.

MIA 24 orë transmeton lajme në gjuhën maqedonase, gjuhën angleze, gjuhën shqipe. E furnizon tërë hapësirën informative - mediat e shtypit dhe ato elektronike në vend dhe mediat në gjuhën maqedonase në vendet e huaja, ambasadat e Maqedonisë dhe organizatat, institucionet e misionet e tjera.

MIA prodhon edhe nënservise speciale tematike dhe buletine ditore dhe javore. MIA prodhon edhe shërbimin Foto dhe atë Fono të cilat mund të hapen  përmes veb-faqes së Agjencisë.

MIA angazhon pesëdhjetë gazetarë për lajme dhe gazetarë-reporterë dhe tridhjetë gazetarë-korrespodentë nga Maqedonia dhe nga vendet e huaja.

Në fillim të vitit 1998 qeveria vendosi që MIA të aktivizohet dhe të funksionojë si  ndërmarrje publike.

MIA, prodhimin e rregullt të lajmeve, si shërbim informativ publik, e filloi më 30 shtator të vitit 1998. Në fillim MIA prodhonte lajme në gjuhën maqedonase dhe angleze. Në maj të vitit 1999 në MIA u formua edhe Servisi shqip dhe që atëherë Agjencia ka servis të rregullt në gjuhën shqipe.Sot MIA çdo ditë shfrytëzuesve të saj, nga të gjitha serviset dhe nënserviset transmeton nga 300 deri në 350 përmbajtje informative, që në nivelin mujor arrijnë rreth 9.750 përmbajtje informative.  

MIA fitoi një autoritet të rëndësishëm të një burimi të besuar të informacioneve nga Maqedonia. Një numër i madh agjencish botërore jo rrallë e kanë cituar MIA-n si burim informacioni, jo vetëm gjatë kohës së krizës së Kosovës në vitin 1999 dhe krizën e sigurisë në vitin 2001, por edhe në situatat kur bëhen analiza dhe tekste për çështje ndërkombëtare politike dhe ekonomike  që kanë të bëjnë me Maqedoninë dhe rajonin. Lajmet e MIA-s nga vendi dhe nga bota kanë qenë dhe janë pjesë e rëndësishme e përmbajtjeve të mediave të shtypit dhe mediave elektronike.

MIA me vendim të Qeverisë së RM-së, nga prilli i vitit 2006, nga ndërmarrje pubike u transformua në një shoqëri aksionare me emërtimin Agjencia Informative e Maqedonisë SH.A. 


VENDOSJA ORGANIZATIVE DHE STRUKTURA E DREJTIMIT

Sipas Statutit të SH.A MIA, MIA-n e drejtojnë Këshilli Mbikëqyrës dhe Këshilli Drejtues. Pesë anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e cila ka funksionin e Asamblesë së Shoqërisë/ Kryetari i Këshillit Drejtues është edhe drejtori i përgjithshëm dhe kryeredaktori i MIA-s, ndërsa atë dhe anëtarët (4) e Këshillit Drejtues (nga të punësuarit në MIA), i zgjedh Këshilli Mbikëqyrës. 

SH.A. MIA është e organizuar sipas parimeve të përgjithshme dhe standardeve që vlejnë për të gjitha agjencitë kombëtare të lajmeve. Në të funksionojnë: 

Drejtori dhe kryeredaktori Redaksia, në kuadër të së cilës funksionojnë: Redaksia e Brendshme - reporterë për ngjarje ditore në vend dhe Redaksia e jashtme -sektori për përpunimin e lajmeve dhe informacioneve nga bota. Si sektorë funksionojnë serviset e MIA-s në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
Teknika dhe informatika, shërbimi për mbarëvajtje teknike dhe përkrahje të përpunimit elektronik dhe shpërndarje të përmbajtjeve që i prodhon MIA;
Serviset FOTO dhe FONO dhe Logjistika: shërbimi për punë të përgjithshme dhe administrative dhe shërbimi për komercializëm dhe marketing.

AKTIVITETI DHE SHKËMBIMI NDËRKOMBËTAR

MIA është anëtare e Kongresit botëror të agjencive të lajmeve - NAWC dhe e ABNA-s - Asociacion i agjencive të lajmeve të vendeve nga Evropa Juglindore 

MIA gjithashtu është pjesë edhe e  pulit informativ të: ROMPRES (Rumani), BTA (Bullgari), ATSH (Shqipëri), TANJUG (Serbi), MINA (Mal të Zi), FENA dhe SËRNA (Bosnjë e Hercegovinë), STA (Slloveni), HINA (Kroaci), ANA-MPA (Greqi), ANADOLIA (Turqi), APA (Austri), EFE (Spanjë)...

MIA bashkëpunon edhe me agjencitë e mëdha gazetare - francezen FRANS PRES, KSINHUAN kineze, IRNA iraniane, shërbimin publik britanik BBC, DPA gjermane, ITAR-TASS ruse ndërsa serviset e MIA-s i shfrytëzojnë edhe  shërbimet botërore informative DOJÇE VELE, EVROPA E LIRË, ZËRI I AMERIKËS... 

KONTAKT
Adresa: Bojmija K-2, 1000 Shkup
Fahu postal: 4
Tel:  00 389 2 2461600 
Faks: 00 389 2 2464048
E-mail: mia@mia.mk 
Internet: http://www.mia.mk

 

Këshilli mbikëqyrës:
Këshilli mbikëqyrës i MIA-s është emërtuar me Vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në përbërjen si vijon:

Zoran Ivanov, kryetar
 
Aleksandra Micoska-Mitevska, anëtare
 
Liljana Kapevska, anëtare
 
Remzije Bilalli, anëtare e pavarur
 
Tatjana Popovska, anëtare e pavarur

 

Anëtarë Këshilli drejtues:

Dragan AntonovskiKryetar i Këshillit drejtues dhe drejtor i përgjithshëm

Gabriella Toçko, anëtare e Këshillit drejtues përgjegjëse për servisin e përgjithshëm të lajmeve

Sheriban Kllokoçi, anëtare e Këshillit drejtues përgjegjëse për serviset e gjuhëve të tjera

Sanja Andreevska, anëtare e Këshillit drejtues përgjegjëse për teknikë dhe teknologji

Marjan Tanushevski, anëtar i Këshillit drejtues përgjegjës për çështje financiare dhe juridike