• A-
  • A
  • A+
E premte, 22 Shtator 2017, 

OSBE: Në Guantanamo ka edhe 59 të burgosur

OSBE: Në Guantanamo ka edhe 59 të burgosur

Havana, 12 janar 2017 (MIA) - Drejtori i zyrës së OSBE-së për Institucione demokratike dhe të drejta të njeriut Mihael Georg Link këmbëngul për vazhdimin e nevojës për mbylljen e burgut të Guantanamos në Kubë pa vonesë të mëtutjeshme, thuhet në kumtesën e asaj organizate.

Në atë burg për momentin ka edhe 59 të burgosur.

"Burgim pa akuza ose gjykim, mungesë e përgjegjësisë për keqpërdorim duke i përfshirë edhe torturën me keqtrajtimet tjera në Guantanamo bëhen në kundërshtim me obligimet e SHBA-së si anëtare e OSBE-së", tha Link.

Ai shton se burg pa drejtësi dhe keqpërdorime nuk ka vend në shoqërinë demokratike të themeluar në respektimin e të drejtës, të drejtat dhe liritë e njeriut.

Burgu amerikan Guantanamo është i hapur më 11 janar në vitin 2002, dhe numri i tërësishëm i të burgosurve atje ka qenë 780, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë mbajtur pa gjykim ose akuza.

Për momentin atje janë 59 të burgosur, dhe transferi i tyre në shtete tjera vazhdon.

"Shpresoj se administrata e re do ta njohë rëndësinë për përmbajtje strikte ndaj të drejtave të njeriut në luftën kundër terrorizmit", thekson Link. sa/bsh/10:38

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.