• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 22 Nëntor 2017, 

Eurointegrimet dhe prioritetet për hyrje në NATO në seancën qeveritare

Eurointegrimet dhe prioritetet për hyrje në NATO në seancën qeveritare

Shkup, 14 nëntor 2017 (MIA) - Gjendja dhe përparimi në procesin e integrimit euroatlantik, shfrytëzimi dhe implementimi i fondeve të BE-së dhe statusi i realizimit të prioriteteve për hyrje në NATO është një prej pikave të cilat do të shqyrtohen në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të caktuar për nesër pasdite.

Siç kumtuan nga shërbimi qeveritar për media, në seancë do të jetë edhe propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të BeH-së për njohje të përbashkët të lejeve të qarkullimit, informacionet për modelet për avancimin e funksionimit të projektit "Hapje e Kuzhinave popullore", si dhe për vijimin e aktiviteteve lidhur me librat nga projekti për përkthim dhe botim të 50 librave universitare të cilat do të përdoren në 10 universitetet e para të radhitura në pajtim me Listën e Shangait për vitin 2015.

Ministrat në seancë do ta shqyrtojnë edhe informacionin në lidhje me nevojën nga arritja e Aneksit ndaj Marrëveshjes për ndarjen e ndihmës shtetërore të arritur me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe kompaninë shfrytëzuese të ZZHTI Shtip "Xhonson Kontrolls SHPKNJP Shtip".

Ministrat, në kuadër të seancës, theksohet, do ta shqyrtojnë edhe informacionin për ndryshim dhe plotësim të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian për financim në lidhje me Programin shumëvjeçar operativ "Zhvillimi rajonal". fb/bsh/18:45

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Kendall Jenner rrëzon nga froni Giselen Bundschen si modelja më e paguar në botë

Kendall Jenner ka rrëzuar nga pozita e parë Gisele...

Muhamed - emri më i përdorur në Vjenë

Në listën zyrtare të emrave më të pëlqyer për fëmi...

Dua Lipa mahnit publikun në Meksikë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa po ...

Sharapovës i kanosen shtatë vjet burg

Tenistja ruse Marija Sharapova po përballet me aku...

Kendrick Lamar dominoi në mbrëmjen e MTV VMA 2017 - këta janë fituesit

Emrat më të mëdhenj të muzikës janë mbledhur mbrëm...