• A-
  • A
  • A+
E shtunë, 18 Nëntor 2017, 

Një burrë i armatosur me thikë sulmoi disa persona në Finlandë

Një burrë i armatosur me thikë sulmoi disa persona në Finlandë

Helsinki, 18 gusht 2017 (MIA) - Një burrë i armatosur me thikë u shkaktoi plagë disa kalimtarëve në qendrën e qytetit Turku, në pjesën perëndimore të Finlandës, njoftoi policia finlandeze në profilin e tij në Tuiter.

Sipas burimit të njëjtë, policë e kanë plagosur sulmuesit në këmbë me të shtëna nga armë zjarri dhe e kanë arrestuar.

Edicioni elektronik i gazetës lokale "Turun Sanomat" publikoi se sulmuesi ka vrarë një person, por policia tani për tani nuk e konfirmoi informatën e këtillë.

Në kumtesën policore nuk theksohet numri i viktimave, as se nëse bëhet fjalë për sulm terrorist, por vetëm u rekomandohet qytetarëve "ta evitojnë qendrën e qytetit".

Televizioni finlandez kombëtar "Ile" njoftoi se në Turku në vijim është operacion policor, se qendra e qytetit është bllokuar, si dhe se po dëgjohen të shtëna.

Dëshmitarë të ngjarjes për mediat finlandeze deklaruan se kanë parë disa persona të shtrirë në tokë.

Për shkak të incidentit në Turku, janë përforcuar masat e sigurisë në aeroport dhe stacionet hekurudhore dhe të autobusëve në Helsinki.

Në vitin 2012 kryeministri i atëhershëm finlandez Jirki Katajne evitoi sulm me thikë në Turku gjatë fushatës për zgjedhjet lokale. Sulmuesi ishte persona me probleme psikike, kundër të cilit nuk u ngrit aktakuzë. ff/bsh/17:42

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA