• A-
  • A
  • A+
E enjte, 21 Shtator 2017, 

Xhaferi iu përgjigj Zaevit: Propozimi për pyetje të deputetëve pas zgjedhjeve lokale

Xhaferi iu përgjigj Zaevit: Propozimi për pyetje të deputetëve pas zgjedhjeve lokale

Shkup, 18 gusht 2017 (MIA) - Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të realizohet ideja për vendosjen e pyetjeve të deputetëve në fillim të seancës së sapokonvokuar në kohëzgjatje prej një ore. Për këtë qëllim do të miratohen ndryshime në Rregulloren e cila deri tani ka paraparë mbajtje të seancës së posaçme për pyetje të deputetëve çdo të enjte të fundit në muaj.

Kjo është përgjigjja e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi në kërkesën e kryeministrit Zoran Zaev për pyetje tematike javore të deputetëve në kohëzgjatje prej një ore.  

"Kuvendi në Rregulloren e ka rregulluar çështjen e pyetjeve të deputetëve, ndërsa ideja, përkatësisht gatishmëria e Qeverisë për transparencë dhe mbikëqyrje të plotë do të mundësojë parashtrim të pyetjeve të deputetëve në fillim të seancës së posakonvokuar në kohëzgjatje prej një orësh, Ju bind se do të realizohet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Partitë parlamentare, në koordinim do ta miratojnë konkluzionin i cili do të përgatitet nga grupi punues i udhëheqës nga ana ime, përvojat nga zbatimi i konkluzionit do të inkorporohen në Rregulloren e Kuvendit.  Jam i bindur se në gjetjen e zgjidhjeve për pyetjet e deputetëve do të marrin pjesë aktive edhe përfaqësues të Qeverisë", thotë Xhaferi në letrën deri te Zaevi.

Sipas tij, transparenca dhe afrimi me qytetarët është obligim i përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët, deputetët të cilëve qytetarët ua kanë besuar sovranitetin.

"Me miratimin e ligjeve dhe akteve tjera me kompetencë të Kuvendit besimi i fituar na obligon t'i përmbushim pritjet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e në këtë përgjegjësia e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është jashtëzakonisht e madhe", thotë Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit i përshëndet transparencën, vendosmërinë për realizimin e planit 3-6-9, e me atë edhe inkuadrimin e plotë të Kuvendit në realizimin e procesit për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, aktivitetet të cilat Kuvendi në periudhën e kaluar i ka realizuar, e koha që vijon, do ta vërtetojë vendosmërinë dhe mbështetjen e fuqishme të qytetarëve për anëtarësim në BE dhe NATO.

"Funksioni mbikëqyrës i Kuvendit dhe i trupave punues i Kuvendit doemos duhet të jetë i rregullt dhe rutinor, në vëllimin më të madh edhe transparent, në drejtim të informimit të plotë të deputetëve nga Maqedonia, sepse ne në emrin e tyre dhe për to miratojmë vendime. Shërbimet e sigurisë dhe të zbulimit doemos duhet t'i nënshtrohen kontrollit të rregullt dhe të rutinës nga trupat punues kompetentë të Kuvendit", thotë spikeri. 

Për këtë qëllim informoi se ka themeluar dhe do të udhëheqë me grup punues të përbërë prej deputetëve nga të gjitha grupet e partive parlamentare.

"Shpresoj se pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të kemi drejtime dhe zgjidhje për funksion të papenguar, të rregullt, mbikëqyrës dhe të rutinës të Kuvendit dhe të trupave punuese kompetente. Më lejoni që të theksoj se në takimet e grupit punues do t'i ftoj, e jam i bindur se do të marrin pjesë aktive edhe përfaqësuesit e Qeverisë dhe të shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit", thotë Xhaferi në përgjigjen e tij deri te kryeministri.

Shoqëria civile, plotëson, duhet dhe doemos duhet të jetë korrektor, t'i mbindërtojë dhe kontribuojë ligjet dhe aktet që i miraton Kuvendi. 

"Rregullorja e Kuvendit do të ndryshohet dhe plotësohet në nenet që e rregullojnë pjesëmarrjen në punën e trupave punues të punëtorëve shkencorë, profesional dhe publikë me obligim që në mbledhjet e trupave të ftohen, e me atë edhe të marrin pjesë aktive përfaqësuesit e shoqërisë civile. Rregullorja e Kuvendit gjithashtu do të plotësohet, e me atë do të mundësohet që trupat punues të mbajnë mbledhje përgatitore në të cilat do të ftohen dhe do të marrin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile", tha kryetari i Kuvendit.

Ai shton se Klubi i deputetëve dhe Komisioni i Përhershëm për Mbrojtje të Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit janë aktivë edhe në periudhën që është para nesh dhe do të japin kontribut të tyre në realizimin e Planit 3 – 6 – 9.

"Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë dhomë e demokracisë, transparencës, mendimet dhe qëndrimet e kundërta janë baza për ndërtimin dhe përforcimin e demokracisë në Republikën e Maqedonisë. Pushteti legjislativ dhe pushteti ekzekutiv janë të lidhura ngushtë në realizimin e nevojave të qytetarëve dhe subjekteve juridike, ndërtimin e hapave reformuese, respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave, sundimin e të drejtës dhe shteti i së drejtës do t'i realizojë plotësisht perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë", njofton Xhaferi në përgjigjen. 

Ai në letrën shpreh falënderim për, siç tha, urimet e qinqerta nga Zaevi poër udhëheqjen me Kuvenmdin në 100 ditët e para.

Kryemninistri Zoran Zaev pardje e parashtori kërkesën deri te kryetari i Kuvendit, Xhaferi për pyetje tematike javore të deputetëve në kohëzgjatje prej një ore. bsh/hr/17:01

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.