• A-
  • A
  • A+
E hënë, 20 Shkurt 2017, 

Klaper: Dokumentet e besueshme nuk dolën nga shërbimet e zbulimit të SHBA-së

Klaper: Dokumentet e besueshme nuk dolën nga shërbimet e zbulimit të SHBA-së

Uashington, 12 janar 2017 (MIA) - Drejtori i Shërbimit të zbulimit kombëtar amerikan, Xhejms Klaper  përgënjeshtroi presidentin e sapozgjedhur Donald Tramp se shërbimi deri te mediat ka dërguar raport të besueshëm me informata të pakonfirmuara për lidhshmërinë e tij me Rusinë.

Klaper shtoi se dalja e informatave shumë e ka shqetësuar.

Ai theksoi se ka biseduar me Trampin për raportin në të cilin pohohet se Rusia posedon të dhëna personale kompromituese dhe financiare për presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së.

Tramp i akuzoi shërbimet e zbulimit amerikan se ua kanë dhënë dokumentet e besueshme mediave.

"Theksova se dokumenti i tillë nuk është prodhim i bashkësisë së zbulimit të SHBA-së dhe se nuk besoj se informatat i ka dhënë dikush nga bashkësia", theksoi Klaper.

Raporti përmban informata të padëshmuara nga burime anonime për bashkëpunim midis bashkëpunëtorëve të afërt të Trampit dhe Rusisë për hakimin e kompjuterëve të anëtarëve të Partisë Demokratike, si dhe pohime të padëshmuara për aktivitetet e pazakonshme seksuale të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së. ff/bsh/11:39

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Vdiq aktori Voren Frost

ktori Voren Frost i njohur për rolet në seritë tel...

Princesha spanjolle Kristina është liruar nga akuza për evazion fiskal

Princesha e Spanjës Cristina, motra 51-vjeçare e M...

Zbulohet sekreti i ruajtur me vite për Merlin Monro

Të papublikuara asnjëherë më parë, këto foto janë ...

Mesazhi emocionuese i Granit Xhakës për Kosovën

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka më n...

Dy modelet shqiptare shkëlqejnë në Nju-Jork

Ato janë të vendosura të futen në arenën ndërkombë...