• A-
  • A
  • A+
E mërkurë, 24 Maj 2017, 

Rrahje në Parlamentin turk (video)

Rrahje në Parlamentin turk (video)

Ankara, 12 janar 2017 (MIA) - Në Parlamentin turk dje erdhi deri te rrahja ndërmjet deputetëve të Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) dhe të Partisë opozitare republikane popullore (CHP), gjatë votimit rreth reformave të vazhduara kushtetuese me të cilat duhet të përforcohet pozita e presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Siç lajmëruan mediumet turke, rrahja, në të cilën deputetët janë shtyer dhe kanë këmbyer grushte, ka ndodhur para foltores së Parlamentit.

Para rrahjes, deputetët e CHP-së i akuzuan kolegët e tyre nga AKP se votojnë jashtë kabinave për votim të fshehtë me çka e shkelin Rregulloren, ndërsa incidenti u shkaktua kur përfaqësues të partisë në pushtet tentuan t'ia marrin telefonin një deputeti opozitar i cili e kishte xhiruar, siç pohon opozita, "mosrespektimin e fshehtësisë gjatë votimit".

AKP, me mbështetje të Partisë djathtiste të Aksionit nacionalist (MHP), po tenton të miratojë ndryshime kushtetuese me të cilat sistemi parlamentar do të transformohej në presidenciaë me çka do të prëforcohej pushteti ekzekutiv i shefit të shtetit dhe Erdoganit do t'i mundësohej të marrë edhe dy mandate të reja në funksionin e presidentit të Turqisë.

Nga ana tjetër, CHP dhe Partia demokratike kurde e popujve (HDP) i kundërshtojnë reformat, duke pohuar se me to do tëp prëforcohet sundimi autoritar i Erdoganit.

Megjithatë, edhe përkundër rrahjes, në mbledhjen që zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit, Parlamenti turk miratoi tre nga 18 propozim-amandamentet. Vazhdimi i mbledhjes është caktuar për sot pasdite.

Për miratimin e secilit amandament nevojitet mbështetja e së paku 330 deputetëve në Parlamentin 550 anëtarësh. AKP ka 316 deputetë, ndërsa MHP - 39, që është për 25 herë më shumë se minimumi i domosdoshëm për miratim të reformave kushtetuese.

Me ndryshimet kushtetuese parashihet zgjedhja e Qeverisë nga kompetencat e Parlamen tit të kaolojë në kompetenca të shefit të shtetit, ndërsa Erdoganit do t'i mundësohej të kandidojë për president edhe në vitet 2019 dhe 2014, me çka do të mund të mbetej në funksion deri në vitin 2029. ab/bsh/10:31

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA