• A-
  • A
  • A+
E enjte, 19 Tetor 2017, 

Autoritetet franceze sot vendosin për ekstradimin e Haradinajt

Autoritetet franceze sot vendosin për ekstradimin e Haradinajt

Prishtinë, 12 janar 2017 (MIA) - Kërkesa e plotësuar për ekstradimin e Ramush Haradinajt do t'i dërgohet sot Francës, tha ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, duke shtuar që Serbia e kërkon Haradinajn për "Krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999", akuza këto për të cilat Haradinajt, thotë ajo, nuk është gjykuar në Hagë, njoftojnë mediat kosovare.

Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, e cila të martën i është dërguar Francës, është paralajmëruar se do të ketë fakte shtesë, të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt me fakte të cilat janë mbledhur, ka thënë Kuburoviq.

Haradinaj pritet sot të dalë para gjyqtarit francez në qytetin Colmar të Francës, ku do të mësohet nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradim në Serbi. ab/bsh/08:44

###

 

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.