• A-
  • A
  • A+
E enjte, 27 Prill 2017, 

Pentagoni lëvizë radarët drejt Alaskës si përgjigje ndaj kërcënimeve të Phenianit

Pentagoni lëvizë radarët drejt Alaskës si përgjigje ndaj kërcënimeve të Phenianit

Nju-Jork, 12 janar 2017 (MIA) - Pentagoni ka dhënë urdhër për dislokim të radarëve që ishin në veri të Havait drejt Alaskës. Kjo është masa e parë e ndërmarrë si reagim i MM-së të SHBA-së për planet e Koresë së Veriut për të kryer prova me raketa balistike interkontinentale, lajmëroi CNN.

Sipas tyre, ai lloj i radarëve (SB-X) kanë mundësi të grumbullojnë më shumë të dhëna për raketa me rreze të madhe veprimi. Në këtë rast, radari do t'u lejojë të hasin raketa të gjuajtura drejt Alaskës, ishullit Guam dhe brigjeve perëndimore të SHBA-së, thekson mediumi.

Javën e kaluar shefi i Pentagonit, Eshton Karter deklaroi se SHBA-ja është e gatshme të rrëzojë raketa të gjuajtura nga territori i Koresë së Veriut nëse ato janë kërcënim për SHBA-në apo aleatët e tyre. ab/bsh/08:26

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.