• A-
  • A
  • A+
E martë, 17 Tetor 2017, 

Organizata humanitare po keqpërdorin mjete të dedikuara për refugjatë, pohon guvernatori nigerian

Organizata humanitare po keqpërdorin mjete të dedikuara për refugjatë, pohon guvernatori nigerian

Majduguri, 12 janar 2017 (MIA) - Agjenci humanitare, mes të cilave edhe Fondi i fëmijëve i KB-së (UNICEF) po pasurohen nga fondet dedikuar për ndihmë refugjatëve në Nigeri, të cilët janë të detyruar t'i braktisin shtëpitë për shkak të grupit islamist Boko Haram. Këtë e deklaroi mbrëmë guvernatori i shtetit verilindor nigerian Borno.

Kritikat vijnë pas akuzave të dhjetorit të presidentit Mahamadu Buhari se KB dhe agjenci private me qëllim po i rrisin vlerësimet për krizë humaniatre në mënyrë që të mbledhin sa më shumë mjete.

Në dhjetor KB bëri thirrje për grumbullim të një miliarde dollarë me paralajmërimin se 5,1 milionë njerëz janë të uritur, ndërsa dhjetëra mijë fëmijë do t'i humbin jetët këtë vit pa ndihmën e domosdoshme.

"Disa njerëz fitojnë në agoninë e popullit tonë", deklaroi mbrëmë guvernatori Kashim Shetima para deputetëve dhe gazetarëve në kryeqytetin e Bornos, Majduguri. "Njerëzit të cilët dëshirojnë të ndihmojnë janë të mirëseardhur. Por, ata të cilët janë këtu vetëm për të na shfrytëzuar, mund të shkojnë. Nuk kemi nevojë për ta sepse këtu janë vetëm për të përfituar", deklaroi ai.

Shatima theksoi se vetëm tetë nga 126 agjenci të regjistruara "punojnë mirë". Ai i akuzoi konkretisht UNICEF-in se ka keqpërdorur mjete duke blerë automobila të blinduar. ab/bsh/08:14

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Trampi në Ishujt e Virgjër ka pasur takim me "verveten"

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp deklaroi se ësht...

Në Bosnje përgatitet byreku më i madh në botë

Në qytetin e Tuzllës që ndodhet në pjesën qendrore...

Ana Kodra përfaqëson Shqipërinë në "Junior Eurovision"

Këngëtarja Ana Kodra, u shpall fituese e "Junior F...

E premta 13

Për shumë njerëz që besojnë në besëtytni data më e...

Del në ankand shtëpia e fundit e Picassos

Një vilë në bregdetin francez, ku Picasso kaloi vi...