• A-
  • A
  • A+
E enjte, 29 Qershor 2017, 

Arrestohen dy të dyshuar për lidhshmëri me sulmet në Paris dhe Bruksel

Arrestohen dy të dyshuar  për lidhshmëri me sulmet në Paris dhe Bruksel

Bruksel, 12 janar 2017 (MIA) - Policia belge mbrëmë në periferinë e Brukselit, në Laken arrestoi dy persona nën dyshimin se janë të lidhur me sulmet terroriste në Paris në nëntor të vitit 2015.

Sipas edicionit elektronik të gazetës "Dernier Jor", policia ka arrestuar një burrë dhe një grua, të cilët përveç lidhjeve me sulmet në Paris,  janë të dyshuar edhe se u kanë ofruar përkrahje logjistike vëllezërve Bakravi, të cilët u hodhën në erë në aeroportin dhe në një stacion të metrosë në Bruksel në mars të vitit të kaluar.

"Gruaja me inicialet M.B. dhe miku i saj Farad K. kanë mbajtur lidhje me disa terroristë në kohën kur ata kërkoheshin nga të dy anët e kufirit (belg-francez), në periudhën mes sulmeve në Paris dhe Bruksel", njofton gazeta.

Gjatë aksionit për arrestimin e dy të dyshuarve, policia belge ka qenë e shoqëruar nga pjesëtarët e policisë franceze dhe gjyqtares nga Parisi.

Gjatë sulmeve në Paris më 13 nëntor të vitit 2015 janë vrarë 130 persona, ndërsa në Bruksel 32.

Hetimi tregoi se të dy sulmet janë kryer nga anëtarët e një grupi të njejtë, e cila vepron në territoret e Francës dhe Belgjikës. sa/bsh/08:03

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Moderatorja alivanoset gjatë transmetimit live (video)

Një moderatores të televizionit pakistanez "92 Nju...

Në Çeki konkurs me bikini për stazh falas

Një central bërthamor në Republikën Çeke ka organi...

Në vend të kameramanit, CNN dërgoi në Shtëpinë e Bardhë artist (video)

Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp ...

Pensionohet Daniel Day-Lewis

Fituesi i trefishtë i Çmimit Oscar, Daniel Day-Lew...

Era Istrefi sjell koleksionin e saj të llaqeve për thonj

“SinfulColors” janë llaqet që këngëtarja Era Istre...