• A-
  • A
  • A+
E hënë, 20 Shkurt 2017, 

Ekspozitë e vizatimeve "Ikje për të nesërme më të mirë"

Ekspozitë e vizatimeve "Ikje për të nesërme më të mirë"

Shkup, 12 janar 2017 (MIA) - Ekspozitë e vizatimeve "Ikje për të nesërme më të mirë" nga sirianët Shergo Musa dhe Nazli Abdu të punuara gjatë qëndrimit të tyre me fëmijët e tyre në Qendrën pranuese për tranzit Vinojug, do të hapet sot në Kinotekën e Maqedonisë.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 25 janar 2017, ndërsa organizohet nga përfaqësia e UNCHR-së në Shkup dhe Qendra për menaxhim me kriza. Kurator është piktorja akademike Maja Stefanovska.

Ekspozitën do ta hapin përfaqësuesi i UNCHR Shkup, Mohamad Arif dhe drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Agron Buxhaku në praninë e dy artistëve nga Siria. ff/bsh/07:59

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA