• A-
  • A
  • A+
E enjte, 21 Shtator 2017, 

Refuzohen ankesat për lëndën "Tenderët"

Refuzohen ankesat për lëndën "Tenderët"

Shkup, 25 korrik 2017 (MIA) - Gjykata e Apelit Shkup sot kumtoi se janë refuzuar ankesat e PPS-së dhe të akuzuarve në mesin e së cilëve është edhe ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska si edhe dy personave për masat e përcaktuara të kujdesit të shqiptuara prej Gjykatës Penale për rastin "Tenderë".

Gjykata kumtoi se janë verifikuar vendimet e shkallës së parë të Gjykatës Penale me të cilat janë përcaktuar masat e kujdesit: obligim për të akuzuarit të paraqiten në gjykatë dhe marrja e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesa për dhënien dokumenteve të reja.

Lënda "Tenderët" e PPS-së ka të bëjë me furnizime të cilat lidhen me ndërtimin e Muzeut të VMRO-së.

Gjykata e Apelit deri më tani i refuzoi të gjitha ankesat e dorëzuara të vendimeve të Gjykatës Penale lidhur me lëndët e PPS-së. shk/hr/13:07

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.